Shakaja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ben Andoni

Demokracia jonë i ngjan një shakaje të madhe, ku po ‘qeshim’ me ato që shikojmë e dëgjojmë, paçka se zakonisht po na qeshin. Cilët? Më së shumti: Ata, të zgjedhurit tanë. Zgjedhjet, elementi kryesor i demokracisë, po ashtu, janë një përqeshje e madhe. Në fare pak raste pas zgjedhjeve në Shqipëri, palët e kanë respektuar njëra-tjetrën. Ndarja e palëve prej zgjedhjeve është aq e madhe, sa duket sikur jemi ende në periudhën e para Luftës së Dytë Botërore. Aq të përfolura janë zgjedhjet tona, saqë rezultati parashihet mirë qysh para se të votohet. E jo më kot: shikoni se cilët janë në masën më të madhe në parlament, nga të dy krahët! Këqyrni sa qesharake është kur besojmë se kemi fuqinë për të zgjedhur përfaqësues e duhur në sallën e parlamentit! Ai është e do mbetet në dorë të kryetarëve të dy partive kryesore, që në fakt pas vitit 2008 e kanë kthyer shtetin në një zgjedhje të vetëm dy njerëzve, kryetarëve të PS dhe PD-së, që pas zgjedhjes shndërrohen në kryeministrat tanë.

Për të qeshur është se Berisha i vitit 2008, kujtoi se me pushtetin që iu dhá nga marrëveshja me Ramën, do të drejtonte pafund. Pa ditur, se njeriu i tandemit politik, do ia bënte jetën aq të vështirë dhe do drejtonte ai pafund. Ose si e tha dikur Rama publikisht: Do të iki, por vetëm kur ta mendoj Ai. Po, a është kjo vallë demokracia, që kërkonim dhe meritonim në dekadën e tretë të shekullit XXI? Demokracia e sotme përbën thjesht e vetëm një homonim të demokracisë së vërtetë, pasi demokracia sot në realitet nuk përbën më ‘sundimin nga populli’. Ndërsa njerëzit kënaqen dhe shullëhen me lajme boshe dhe me reality show, po mbetemi shpesh të habitur përballë një bote, që funksionon jashtë nesh, ndërsa përballë kemi politikanë, që bëhen gjithnjë e më të pasur dhe të fuqishëm, ku edhe Pushteti i Drejtësisë duhet të matet mirë, ndaj tyre, ndërsa ne vazhdojmë e sorollatemi në tema, që janë larg interesit të thjeshtë publik.

Lexo edhe :  Zjarri që djeg Shqipërinë dhe ndërgjegjen tonë...

Me pak fjalë: S’ka ndjesi më të madhe humori, sesa kur besojmë se ne, publiku, kemi kontroll. Kontrolli ynë i vetëm është ushqimi, që na serviret prej çmendurisë së këtij realiteti, mbushur me veprimet e dhunshme ngado dhe me ekspansionin e kronikës së zezë, njoftimet e të cilës për korrupsionin e vrasje, kanë krijuar një xhungël nga ku zor se mund të dalësh. Filmi “Joker” i shkon më së shumti këtij realiteti që po ndodh tek ne, ose që mund të ndodhë në të vërtetë, ndërsa secili nga ne, ngadalë si në sekuencat e tij, po rrëshqet nga realiteti në çmenduri. Kurrë nuk ka dëgjuar njeri kaq fyerje, nëpërkëmbje, vrasje ose denigrime sa në këtë lloj demokracie, të paktën tek jona. Mbase, për ngushëllim kemi tashmë ngado Evropën Lindore dhe atë që po ndodh në Serbi, Hungari apo edhe në Poloni, në ditët e fundit.

Të fundit

Po drejtonte një automjet bujqësor/ 67-vjeçari del nga rruga, humb jetën në spital

Një 67-vjeçar ka humbur jetën pasi automjeti bujqësor që drejtonte doli nga rruga në fshatin Viçisht të Bulqizës. Ngjarja ka...

Glasnost hap rrugën për lirinë fetare, Gorbaçov premton një epokë të re të besimit

1988 – BRSS Në prill të vitit 1988, në një ngjarje me domethënie të thellë për një shoqëri që për dekada kishte jetuar nën hijen...

Rama urdhëron sërish: Asnjë lavazh nuk do qëndrojë mes lagjeve

Rama thotë se ata që kanë lavazhe të tilla duhet t’i heqin vetë, në mënyrë që të mos paguajnë gjobën për krim mjedisor. Kryeministri Edi...

Amber tallet keq me Gjestin: “Kush është ky, Frederik Ndoci?”

E ftuar në një intervistë televizive, Amber Candy ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, foli më shumë për periudhën që po kalon tani pas...

Pse po përshkallëzohen luftërat që Trump premtoi se do t’i përfundonte?

Analizë nga Brett H. McGurk | CNN | Gjatë fushatës elektorale, Donald Trump premtoi se do t’i jepte fund luftës në Ukrainë ditën e parë...

Lajme të tjera

Web TV