Skandal në Rinas/Qytetarit i marrin 9500 € nga valixhja, Aeroporti asnjë përgjegjësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë, pasi një qytetari i janë vjedhur 9500 euro, të cilat dyshohet se janë marë nga punonjësit që kontrollojnë valixhet.

Rasti është një fenomen i përsëritur dhe tepër shqetësues ku qytetarëve u vidhen herë pas herë sende personale dhe shuma të konsiderueshme në lekë dhe euro.

Në këtë rast i dëmtuar është qytetari me inicialet A.K, i cili ka depozituar kallëzim penal në komisariatin e Rinasit.

Kallëzimi rezulton të jetë bërë në datën 11 janar 2024, dhe tashmë rasti po ndiqet nga policia dhe prokuroria e Tiranës me qëllim identifikimin e personave të dyshuar që kanë vjedhur shumën monetare në euro.

“…kam ardhur në komisariatin e policisë Rinas pasi më datën 7 janar 2024 jam telefonuar nga miku im A.K, i cili me ka komunikuar që ka udhëtuar me linjën “Wizzer Rinas-Vicne”.

Pasi ka arritur në Vjenë pa dalë nga aeroporti ka konstatuar se valixhja e tij ishte hapur dhe vjedhur një shumë prej 9500 eurosh.

Duke qënë që kam rënë në dijeni të vepres penale të vjedhjes kërkoj që të regjistrohet procedimi penal dhe të hetohet kjo çështje e rëndë…”-thuhet në dosjen hetimore.

Dyshohet se këto euro janë vjedhur gjatë transportimit të valixheve nga transportieri deri në avion.

Ngjarje të tilla janë të përsëritura në ambjentet e aeroportit të Rinasit, pasi shumë qytetarë denoncojnë herë pas here vjedhjen e sendeve personale e deri tek shumat financiare.

Rasti përbën një skandal mbi masat e sigurisë së udhëtarëve në aeroport, duke vënë në alarm shërbimin e sigurisë dhe kontrollit të këtij aeroporti ndërkombëtar që ka Shqipëria./O.S

Të fundit

1806 – Beteja e Austerlitzit që solli fundin e Perandorisë së Shenjtë Romake

Më 6 gusht 1806, Franz II (Françesku i Dytë) shpalli shpërbërjen e Perandorisë së Shenjtë Romake të Kombit Gjerman,...

Çfarë po bënte në majë të çatisë së Shtëpisë së Bardhë, Trump: Do vendos raketa

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, u shfaq papritur në çatinë e Shtëpisë së Bardhë dhe bëri shaka me gazetarët, të cilët e pyetën se...

Letra e rrallë që vëllai i Faik Konicës ia dërgoi kryeministrit të vendit më 1922

Ai lindi në Konicë në vitin 1881, në familjen e Shahin bej Konicës dhe ishte i vëllai i madh i publicistit, shkrimtarit dhe diplomatit...

Vetëdeklarimi i banimit, detyrim që duhet të kryhet në e-Albania nga kryefamiljari

Çdo qytetar me vendbanim apo vendqëndrim në Shqipëri ka detyrimin të bëjë vetëdeklarimin e adresës së banimit nëpërmjet e-Albania. Por me qëllim vërtetimin e adresës...

Pas “Sunny Hill”, Dua Lipa nis pushimet në Ksamil: Arrita në kohë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, nuk i ndahet Shqipërisë. Pas mbylljes së edicionit të radhës të Festivalit Sunny Hill, artistja ka udhëtuar drejt...

Lajme të tjera

Web TV