Për disa javë me radhë qytetarë e simpatizantë të Partisë Demokratike janë mbledhur përpara shtëpisë së Berishës.
Të njejtën gjë kanë bërë edhe ditën e sotme.
Qytetarë e simpatizantë janë grumbulluar në rrugën “Mustafa Matohiti”, ku po protestojnë.
Protestat nisën pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për të ashpërsuar masën e sigurisë së Berishës nga “detyrim paraqitje” në “arrest shtëpie”.
Vendimi për shtrëngimin e masës së sigurisë e mori më 30 dhjetor gjyqtarja Irena Gjoka.
SPAK akuzon Berishën se ka konsumuar veprën penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”./E.T