Akuzohet për vjedhje nëpër dyqanet e veshjeve, deputetja e Zelandës së Re jep dorëheqjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një deputete e Zelandës së Re ka dhënë dorëheqjen pas akuzave të shumta për vjedhje nëpër dyqanet e veshjeve, për të cilat policia po vazhdon hetimet.

Golriz Ghahraman, i Partisë së Gjelbër, dyshohet se ka vjedhur tre herë nga dy dyqane veshjesh një në Auckland dhe tjetra në Wellington.

Ish-avokatja e OKB-së për të drejtat e njeriut bëri histori në vitin 2017 si refugjatja e parë në qeverinë e vendit. Ajo dikur mbante portofolin e drejtësisë të partisë së saj. Ajo tha se stresi i lidhur me punën e bëri atë të sillej krejtësisht jashtë karakterit, raportojnë mediat e huaja. “Kam zhgënjyer shumë njerëz dhe më vjen shumë keq”, tha ajo.

Ghahraman u largua nga Irani fëmijë me familjen e saj, të cilëve të gjithë iu dha azil politik në Zelandën e Re. Dorëheqja e saj vjen pasi u shfaqën pamjet e CCTV-së që tregonin se ajo merrte një çantë stilisti nga një butik në Auckland.

“Nuk është një sjellje që mund ta shpjegoj sepse nuk është në asnjë mënyrë racionale dhe pas vlerësimit mjekësor e kuptoj që nuk jam mirë”, tha ajo, duke shtuar se nuk donte të justifikonte veten./e.t

Të fundit

Milani nis punën për të ardhmen , kuqezinjtë mbyllin rinovimin e dy talentave të skuadrës

Milani po punon për të ardhmen ku në krye si drejtor sportiv pritet të jetë Igli Tare. Kuqezinjtë sot...

KLSH , 100 vite në shërbim të interesit publik dhe të integritetit shtetëror

Dje Kontrolli i Lartë i Shtetit, me plot krenari të ligjshme, festoi një jubilar të rëndësishëm , me shumë risi dhe kontribut për...

Ju prezantojmë me burrin që nuk prek tokën prej 25 vitesh

Jeta e Mario Salcedos mori një kthesë të pazakontë në vitin 1997, kur pas një karriere të suksesshme në financë, vendosi të shkojë në...

Ndahet nga jeta Kongresmeni Amerikan, Mimi Kodheli: Gerry ishte mik i madh i Shqipërisë

Kongresmeni i shtetit të Virxhinias në SHBA, Gerry Connolly ka ndërruar jetë në moshën 75 vjeçare, disa javë pasi njoftoi se kanceri i tij...

Një vit burg për racizëm ndaj yllit të Realit! Hera e parë në historinë e Spanjës

Gjykata e Valladolidit mbajti të mërkurën seancën dëgjimore të pesë tifozëve të Real Valladolidit, të cilët, më 30 dhjetor 2022, gjatë një ndeshjeje midis...

Lajme të tjera

Web TV