Berisha-mbështetësve: Këtë rrugë do ta shndërroni në autostradën e shpresës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur sërish pasditen e kësaj të enjte një fjalim nga dritarja e banesës së tij, drejtuar simpatizantëve që prej më shumë se dy javësh tregojnë mbështetjen e tyre në rrugën poshtë ballkonit të tij.

Ish-kreu i qeverisë, gjatë fjalës së tij iu është drejtuar mbështetësve duke u thënë se ata shumë shpejt këtë rrugë do ta shndërrojnë në “autostradën e shpresës”.

Berisha: “Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më vëllazërore, urimin tim më të zjarrtë, rrugicën e shpresës e inauguruat sonte si Rruga e Shpresës.

Unë kam bindjen se ju, misionarë të vërtetë të shpëtimit të këtij vendi, shumë shpejt këtë rrugë do ta shndërroni në autostradën e shpresës, do ta emërtoni autostrada e shpresës.
Qytetin e Tiranës, mendjen dhe zemrën e kombit, do ta quani qytetin e shpresës, Tiranën e shpresës. Dhe Shqipëria e tërë do jetë Shqipëria e shpresës. Miqtë e mi, shumë armë në betejë të llojeve nga më të ndryshmet mund të ketë njeriu. Por njëra është arma e të gjitha armëve, është superarma e të gjitha kohërave dhe kjo është e vërteta, të cilën ju po mbroni çdo natë, çdo ditë në këtë rrugë.
Nuk ka fat më të madh për njeriun sesa të vendosë të mbrojë të vërtetën.

Asgjë nuk transformon atë sesa ky vendim.
30 e ca vite më parë, unë isha një mjek shumë i pasionuar pas profesionit tim. Jetoja ditë e natë, të gjithë kohën e ndaja mes profesionit dhe familjes, familjes dhe profesionit.

Por, isha krenar se në atë profesion, të vërtetat e tij më dukeshin më të qarta, më të kapshme dhe ato më motivonin. Gradualisht të dashur miq, kuptova se përveç atyre të vërtetave të profesionit, kishte disa të vërteta më supreme, më eprore, më eprore, më hyjnore dhe këto të vërteta ishin liritë dhe të drejtat e njeriut.
Ishte liria e individit dhe liria kombëtare. Në besimin tim, absolutisht si një ushtar i thjeshtë, u armatosa me këto armë, vendosa të mbroj ato dhe së bashku me studentët dhe qytetarët shqiptarë, ne ndamë epoka, përmbysëm sisteme.
Shqipërinë e morëm nga thellësitë e territ të historisë dhe e anëtarësuam në NATO./E.T

Të fundit

Frikë nga spiunazhi? Punimet në bodrumin e ambasadës kineze përplasin Londrën me Pekinin

Ministrja britanike Angela Rayner u ka urdhëruar zyrtarëve kinezë të shpjegojnë pse i kanë redaktuar projektet për bodrumet dhe...

Influencuesi ndahet nga e dashura pak para dasmës, IA “mollë sherri”

Vetëm pak ditë më parë, u fol për një martesë të afërt dhe plane për të ardhmen, por në vend të kësaj, tashmë gjithçka...

Eurostat: 99% e të rinjve online, por nuk kanë aftësi digjitale

Të dhënat e Eurostat tregojnë se mbi 99 % e të rinjve 16-29 vjeç përdorin çdo ditë internetin, 2 % më shumë se të...

Ndërhyrja e policisë në ambientet e News 24, reagon MEKI: Është konform ligjit!

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka reaguar sa i përket ndërhyrjes së policisë së shtetit në ambientet e punës së Focus Group, ku...

Ukrainën lindore në këmbim të paqes, ja çfarë kërkon Putini nga Trump

Vendet europiane dhe Ukraina u janë përgjigjur planit të Valdimir Putin për armëpushimin me një kundërpropozim që sipas tyre duhet të jete kornizë referimi. Lajmin...

Lajme të tjera

Web TV