Burri “çmend” të dashurën, pasi i tregon për marrëdhënien me kukullën plastike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një burrë australian, i cili është në një marrëdhënie ‘intime’ me një kukull plastike ka zbuluar se e dashura e tij në internet fillimisht shpërtheu në zemërim kur mori vesh për çiftin e pazakontë.

Aussie Rod – jo emri i tij i vërtetë – nga fshati NSW, e bleu kukullën në vitin 2021 pasi kaloi një periudhë intensive vetmie ku nuk kishte pasur asnjë kontakt fizik me një grua për dy vjet. Pas bllokimeve të gjata të Covid-it, marangozi ndihej i izoluar dhe shëndeti i tij mendor u ndërlikua, kështu që ai iu drejtua internetit dhe zbuloi botën e kukullave të seksit.

Ai pagoi 3,000 dollarë për ‘shokun e tij fizik sintetik’ me përmasa reale në tetor 2021, të cilin e quajti Karina Luvly. Rod tha për 7News se ai shpejt filloi të përjetonte jo vetëm përfitimet fizike të marrëdhënies së tij të re me Karina, por edhe një përmirësim në mirëqenien e tij emocionale.  Krejt papritur, nga zbrazëtia, pata diçka që kërkonte kujdes, mirëmbajtje dhe përmirësim në një mënyrë femërore”, tha ai. “Ishte bukur.”

Por kur Rod ia dha lajmin partneres së tij të jetës reale një muaj pasi bleu Karina, ajo nuk e pëlqeu veprimin e burrit.

 

“Ne u grindëm për këtë dhe ajo nuk e kuptoi,” tha ai. “Gjëja e parë që ajo ndjeu ishte një lloj kërcënimi dhe pyeti veten pse”. Rod e kishte takuar partneren e tij në internet vetëm shtatë muaj më parë, por dyshja nuk ishin takuar kurrë pasi ajo jetonte më shumë se 5000 km larg.

 

Ai tha se duhej t’i shpjegonte asaj se manekini thjesht ‘po i bënte shoqëri’. Partnerja e tij përfundimisht ‘e pranoi plotësisht’ situatën e çuditshme pasi kuptoi se sa e rëndësishme ishte Karina për të dhe se si kukulla e kishte ndihmuar shëndetin e tij mendor./O.S

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV