Veliaj me strukturat e PS në Rrogozhinë: Prioritet, zgjerimi familjes me talente të reja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me strukturat e Partisë Socialiste në Rrogozhinë, për të cilët dha porosinë që të ftojnë sa më shumë të rinj, që t’i bashkohen forcës më të madhe politike në vend. Ai nënvizoi nevojën për komunikim me qytetarët.

“Në zbatim të vendimeve të asamblesë dua që secili prej jush të mobilizohet, të jeni ju ai personi që ftoni dikë t’i bashkohet familjes sonë, siç dikush tjetër ka bërë me ju dikur. Nëse një familje nuk trashëgohet, nëse nuk shtohet me breza të rinj, sigurisht do të përfundojë si familja e atyre që kemi përballë, se tani Saliut i ka ngelur vetëm familja fizike dhe “Romeo e Zhulieta” poshtë ballkonit. Por, për ne nuk funksionon kështu. Kemi një kryeministër që ka afruar Shqipërinë në prag anëtarësimit në BE. Nuk ka asnjë dyshim sot që Shqipëria do të jetë anëtari i ardhshëm i BE dhe pse e filluam të fundit kemi dalë të parët në rajon”, u shpreh Veliaj.

Ai shtoi se mënyra më e mirë për t’u rikthyer në fushatë nuk është duke numëruar mandatet, e duke e katandisur vendin siç është katandisur Partia Demokratike me një dritare, por duke u hapur dhe duke kërkuar më shumë.

“Mënyra më e mirë për t’u rikthyer në fushatë, nuk është për të numëruar mandatet, se s’po garojmë për lojërat Olimpike. Nuk është ky rekordi ynë. Rekordi ynë është kush e çon Shqipërinë përpara. Ti mund të kesh 3, 30 apo 300 mandate, nëse ky grup vazhdon dhe e çon Shqipërinë përpara, më afër Europës, unë besoj se e meritojmë besimin. Në qofte se një grup tjetër e ngujon Shqipërinë në një rrugë apo në një dritare të kullës tek Rr. “Mustafa Matohiti”, sigurisht që e çon vendin mbrapa. Kontrasti ynë nuk mund të jetë më i madh se kaq, por kjo do komunikim me qytetarët”, tha Veliaj./O.S

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV