Abuzimi i të miturës nga mjeku, ja sa vite burg rrezikon kardiokirurgu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokat Kujtim Ibraj ka deklaruar se mjeku kirurg i arrestuar një ditë më parë rrezikon të dënohet nga 7-15 vite burg. Sipas avokatit Ibraj, 42-vjeçari Dervish Hasi, me profesion mjek kirurg në Tiranë nëse provohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, do përballet me Kodin Penal, i cili parashikon deri në 15 vite heqje lirie.

Ndërsa e konsideroi ngjarjen si tejet të dhimbshme, avokati vuri në dulkje edhe nivelin arsimor të të arrestuarit.

“Ky është një rast shumë i dhimbshëm në shoqërinë shqiptare. Po flasim për një person me nivel të lartë arsimor.

Po flasim për një mjek që punonte dhe në një spital të rëndësishëm. Poligamia është e ndaluar me ligj., Jemi para një vepre penale për marrëdhënie seksuale me të mitur nëse arrihet të provohet. Sipas Kodit Penal ai dënohet 7-15 vite burg”, tha avokati.

Kujtojmë se ditën e djeshme, Policia vuri në pranga 42-vjeçarin Dervish Hasi, me profesion mjek kirurg në Tiranë, me akuzën se prej dy vitesh shfrytëzonte për prostitucion një të mitur.

Hasi njihet si besimtar mysliman dhe ka të dhëna se ai kishte edhe 3 gra të tjera në shtëpi dhe të miturën e prezantonte si bashkëshorten e tij të katërt./e.t

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV