Bëhet publike shifra marramendëse e Hekurudhës Durrës-Prishtinë, ja sa do të kushtojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Infrastrukturës së Kosovës viziton Shkodrën

Pas dakordësisë së arritur mes qeverisë së Tiranës dhe asaj Prishtinës për kalimin e hekurudhës që do të lidhë Shqipërinë me Kosovën përmes Shkodrës, kanë nisur edhe përgatitjet konkrete.

Për këtë qëllim, një delegacion i qeverisë së Kosovës, i kryesuar nga ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu zhvilloi një takim me kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ku u vlerësua rëndësia që ka ky projekt për të dyja vendet.

E pranishme në këtë takim ka qenë edhe Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali, e cila gjatë diskutimeve e ka cilësuar këtë nyje të re lidhësese mes dy vendeve që kalon në Shkodër një prioritet të qeverisë shqiptare.

Pas takimit në zyrën e kryebashkiakut Beci, të gjithë së bashku inspetuan nga afër stacionin hekurudhor të Mjedës, që do kthehet në një pikë lidhesë e rëndësishme e linjës hekurudhore Shqipëri – Kosovë. Hekurudha Shqipëri – Kosovë përllogaritet të ketë një kosto prej 700 milionë Euro./O.S

Të fundit

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit/ Lëshohen 100 raketa drejt Jerusalemit

Televizioni shtetëror iranian njoftoi se Irani ka filluar valën e dytë të sulmeve në kuadër të Operacionit “Premtimi i...

Bombardimet e Izraelit vrasin këshilltarin e lartë të Khameneit, Irani hakmerret

Mediat iraniane konfirmuan sot se Ali Shamkhani, këshilltari i liderit suprem Ali Khamenei, ka ndërruar jetë pas plagëve të marra gjatë sulmit të djeshëm...

E rëndë në Itali/ Ish-burri vret 45-vjeçaren shqiptare, viktima nënë e dy fëmijëve

Një ngjarje kriminale ka tronditur qytetin e Tolentinos në provincën e Maceratës, në Itali. Një grua 45-vjeçare, e identifikuar si Gentja Hudhra, me origjinë shqiptare,...

Sa mund të zgjasë ‘kriza’ e re midis Izraelit dhe Iranit!/ Rreziku i përshkallëzimit

Rrënojat e një rakete iraniane në shkretëtirën jordaneze. Një dron-kamikaz i kapur pranë Detit të Vdekur. Mbrojtja ajrore amerikane në veprim për të ndalur...

Kërkon lirinë, Gjykata e Lartë cakton gjyqtaren për rekursin e Veliajt

Gjykata e Lartë ka caktuar gjyqtaren që do të shqyrtojë rekursin e paraqitur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet aktualisht në paraburgimin...

Lajme të tjera

Web TV