Doli në skenë pas dy orësh/ Fansat padisin Madonnën: Na vonoi, do shkonim në punë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Diva e muzikës, Madonna është paditur nga dy burra në Nju Jork për vonesën në koncertin e saj të planifikuar më 14 dhjetor. Atë ditë, siç theksojnë dy burrat në padinë e tyre, ata janë prekur ndjeshëm nga vonesa e Madonës, pasi të nesërmen “duhej të zgjoheshin herët për të shkuar në punë”.

Bëhet e ditur se më 14 dhjetor, ylli i popit kishte planifikuar koncertin e saj në “Big Apple”. Biletat thanë se shfaqja do të fillonte në orën 20:30, por Madona doli në skenë dy orë më vonë. Ashtu siç pritej, kjo vonesë shkaktoi reagime të forta nga fansat e saj.

Dy burrat që bënë padinë, Michael Fellows dhe Jonathan Hayden, ishin mes atyre që ndoqën koncertin. Ata theksuan se sa e vështirë ishte kthimi në shtëpi sepse shfaqja mbaroi në orën 01:00 dhe kështu “u gjendën përballë mundësive të kufizuara për t’u kthyer në shtëpitë e tyre, rritjes së kostove të transportit privat ose publik, apo transportit publik të kufizuar, deri në fund të koncertit”, thonë ata në padi.

Sipas Guardian, dy burrat kanë në shënjestër Madonnën, Barclays Center dhe Live Nation. Ata akuzohen për “praktika tregtare të pandërgjegjshme, të padrejta dhe/ose mashtruese”, që përbën “shkelje të kontratës dhe reklamim të rremë të pajustifikuar”.

“Madona ishte e pakujdesshme dhe nuk arriti të siguronte një performancë në kohë ose të plotë, dhe të pandehurit e dinin se çdo deklaratë në lidhje me kohën e fillimit të shfaqjes ishte, në rastin më të mirë, një supozim optimist,” thuhet në padi./E.Ç

Të fundit

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Territori shqiptar në orët e para të mëngjesit dhe mesditës së kësaj të mërkure parashikohet të jetë me alternime...

Mjeshtri që filmoi shpirtin shqiptar

Nga Lutfi Dervishi Dhimitër Anagnosti u largua, por kinemaja e tij jeton. Filmat e tij nuk pranojnë të plaken, sepse nuk ishin thjesht kinema, por...

Oliver Kromuell, republikani që i preu kokën mbretit të Anglisë

3 shtator 1658 - vdekja e Lordit Protektor Nga Leonard Veizi Në histori, ka njerëz që nuk e zgjedhin kohën, por koha i zgjedh ata. Oliver...

Horoskopi ditor, 3 Shtator 2025

Dashi Dite goxha e animuar dhe plot te reja kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ia kaloni mjaft mire pranë...

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të paguhet. Për të disatën herë ajo...

Lajme të tjera

Web TV