E braktisi e ëma, 9-vjeçari qëndroi vetëm për dy vjet, vidhte domate për tu ushqyer

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për dy vjet, nga viti 2020 deri në vitin 2022, një djalë 9-vjeçar jetonte i vetëm në një apartament në qytetin Nersac, në Francën jugperëndimore.
Pas denoncimit të fqinjëve pranë autoriteteve, nëna e djalit u arrestua dhe të martën gjykata e dënoi me 6 muaj burg, të cilin do ta vuaj në shtëpi me monitorim elektronik (byzylyk).

Gjithçka nisi në vitin 2020, kur fqinjët vunë re se fëmija 9-vjeçar jetonte vetëm në banesë, duke ngrënë konserva, duke u mbuluar me shumë batanije për të përballuar të ftohtin në dimër, ndërsa fqinjët herë pas here e vizitonin fëmijën dhe i vendosnin ushqim në frigoriferin e tij.
Sipas njoftimeve të shtypit francez, nëna 36-vjeçare, e cila kishte kujdestarinë e djalit, jetonte në një qytet aty pranë me partnerin e saj dhe rrallë shkonte me skuterin e saj në banesën e 9-vjeçarit për të lënë ushqimin.

Në raportin e policisë vendase thuhet se fëmija kujdesej për gjithçka vetë, çdo ditë merrte autobusin për në shkollë, kujdesej vetëm për higjienën, ndërsa sipas dëshmisë së një fqinjeje, shpeshherë i vidhte domatet që kishte mbjellë në ballkonin e saj për të ngrënë!

Gjykata dëgjoi se 9-vjeçari ushqehej me biskota ose me konserva, ndërsa fqinji që banon në banesën ngjitur i tha policisë: “Kam bërë një kopsht të vogël dhe i vogli ka ardhur në mënyrë diskrete të mbledhë domate për të ngrënë.”
Banesa ku jetonte djali nuk kishte ngrohje dhe rrymë, ndaj kur fëmija ftohej, mbështillej me shumë batanije për t’u ngrohur.

Por paradoksi është se pavarësisht kushteve të pafavorshme në të cilat jetoi, nuk i mungoi shkollës dhe ishte një nxënës i shkëlqyer.
Kështu, mësuesit dhe shokët e saj të klasës nuk e kishin kuptuar se çfarë po përjetonte nxënësi i vogël./O.S

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV