Ka 7 fëmijë me 3 gra/ Detaje mbi mjekun maniak, e mitura e njohu gjatë sëmundjes së nënës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku Dervish Hasi i cili u arrestua nga policia për shkak të abuzimit seksual me një të mitur punonte në Sanatorium në shërbimin e kardiokirurgjisë prej vitit 2021. Për të është marrë vendim për pezullim të menjëhershëm nga puna pas arrestimit.

42-vjeçari, Dervish Hasi ushtronte profesionin e mjekut kardiokirurg në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” prej vitit 2021, kohë në të cilën u hap ky shërbim edhe në këtë spital. Anëtarë të stafit mjekësor pranë sanatoriumit jashtë kamerave shprehen të shokuar për ngjarjen që ka ndodhur, dhe thonë se qarkullonin zëra se Hasi, kishte më shumë se një grua, por kryerja e marrëdhënieve me një të mitur është e pakonceptueshme.

Një njollosje të bluzës së bardhë e konsideruan disa të tjerë, ndërsa u shprehën se për mjekët, dhe sidomos për kirurgët do duhej t’i nënshtroheshin një testi psikologjik. Klan News mëson se ai ka 7 fëmijë me 3 nga gratë.

Me gruan e parë e cila është dhe e vetmja martesë ligjore prej 20 vitesh ka tri fëmijë. Dy vajza pothuajse moshatare me të miturën, që e shfrytëzonte seksualisht prej dy vitesh, si edhe një djalë më të madh në moshë. Me dy gratë e tjera ka nga 2 fëmijë.

Nga detajet e hetimit, rezulton se njohja me të miturën është bërë gjatë kohës që mamaja e saj do të operohej, dhe ky ka qenë kardiokirurgu që ka kryer ndëryrjen./O.S

Të fundit

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Shqipëria do të përjetojë një tjetër ditë tipike vere më 3 gusht 2025, me qiell të kthjellët gjatë gjithë...

Horoskopi ditor, 3 Gusht 2025

Dashi Klima ne jetën tuaj ne çift pritet te jete mjaft premtuese sot. Do ndiheni mire pranë partnerit tuaj dhe do shkëmbeni me te çdo...

Beteja e Bathinus dhe mposhtja e dalmatëve nga Tiberi

Viti 8 pas Krishtit Në vitin 8 pas Krishtit, gjatë fushatave romake për nënshtrimin e popujve ilirë në Ballkan, gjenerali romak Tiberi (i biri i...

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale deri te politikat për dizajnin...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Lajme të tjera

Web TV