“Mitsotakis, skllav i mbrojtjes së Belerit”Ngjela:Kryeministri grek bashkëpunëtor në krim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Brenda një teorie hetimi ndaj një krimi si ky që po zhvillohet kundër Belerit, për kryeministrin aktual të Greqisë, Mitsotaqis, del i fortë dyshimi që kryeministri i Greqisë mund të ketë qenë bashkëpunëtor në krimin që ka kryer kundër Republikës së Shqipërisë, Fredi Beleri.

Kryeministri i Greqisë dhe qeveria e tij kanë mbetur skllevër në mbrojtje të një hajduti, Fredi Belerit.

Por ç’është ky shqetësim kaq banal për një kryeministër, që ndonëse po tregohet i fortë për të mbrojtur një të ashtuquajtur vorioepirot, në fakt po kuptohet se është në hall personalisht. Po cili mund të jetë halli i tij?

Brenda një teorie hetimi ndaj një krimi si ky që po zhvillohet kundër Belerit, për kryeministrin aktual të Greqisë, Mitsotaqis, del i fortë dyshimi që kryeministri i Greqisë mund të ketë qenë bashkëpunëtor në krimin që ka kryer kundër Republikës së Shqipërisë Fredi Beleri.

Kjo është mundësia me e madhe për të shpjeguar frikën e Mitsotaqisit.

Sepse, si mund t’i dalë në mbrojtje kryeministri i Greqisë një vjedhësi të kapur në flagrancë në Shqipëri?!

Të shohim, sepse gjithçka do të varet nga hetimi.

Gjithsesi është e turpshme kjo që pamë me kryeministrin e Greqisë.

Është edhe mllef antishqiptar gjithashtu. Por shqiptarëve aq u bën.

Kurse qeveria shqiptare duhet menjëherë të kërkojë hapjen e shkollave shqipe në Greqi.

Kjo është një domosdoshmëri historike, dhe, për kryeministrin e  Shqipërisë ka ardhur koha që t’i kërkojë Greqisë reciprocitetit.

Pa shkolla shqipe në Greqi, nuk mund të ketë as shkolla greke në Shqipëri.

Kjo është drejtësia historike e kohës së sotme.

Dhe prandaj, shqiptarët e Shqipërisë dhe ata të Greqisë duhet ta nisin sa më parë botërisht përpjekjen e tyre në kërkesë për hapjen e shkollave shqipe në Greqi, ku jetojnë sot rreth 4 milionë shqiptarë./O.S

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV