Rruga në Tiranë merr emrin e Istavn Schutz, Veliaj: ‘Urë’ e marrëdhënieve me Hungarinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga sot një rrugë në kryeqytet do të mbajë emrin e albanologut të njohur hungarez, Istavn Schutz, i cili është vijues i traditës së albanologjisë hungareze. Në një ceremoni të veçantë, ku ishin të pranshëm edhe përfaqësues të ambasadës hungareze dhe familjarë të albanologut, kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se emri i studiuesit Istavn Schutz i bën nder qytetit dhe kombit tonë.

“Jam vërtet i nderuar që me emërtimin e kësaj rruge nderojmë një njeri të madh si Istavn Schutz. Emri i tij i bën nder qytetit, kombit dhe gjuhës sonë. Është një tjetër urë e marrëdhënieve tona shumë speciale me Hungarinë. Ne mund të kemi fe të ndryshme, mund të jemi të ndarë në shtete të ndryshme, por ajo që na bashkon është gjuha”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se ka ikur koha kur rrugët e Tiranës mbanin emrat e personave të dënuar.

“Për të kuptuar se qyteti duhet të ndryshojë në infrastrukturë, duhet të ndryshojë edhe në kulturë. Rrugët nuk janë një moment për qoka, por për të respektuar ata njerëz që kanë dhënë një kontribut për vendin tonë”, shtoi Veliaj.

I dërguari me punë i Hungarisë në vendin tonë, Ádám Lovassy, vlerësoi raportet miqësore mes dy vendeve.

“Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Hungarisë nuk kanë qenë kurrë më mirë në dekadat e fundit. Por, për të qenë në majën e marrëdhënieve na duhen njerëz si Istavn Schutz. Unë mendoj se ai është një nga ambasadorët më të mirë të marrëdhënive mes dy vendeve dhe si diplomat i jashtëm i ngarkuar me punë në Shqipëri nuk mund ta imagjinoj një nder më të madh se sa emërtimi i një rruge me emrin e një studiuesi hungarez”, theksoi Lovassy.

Lexo edhe :  Von der Leyen i bën thirrje Hungarisë ta lejojë mbajtjen e Paradës së Krenarisë

Gergely Schutz, djali i të ndjerit albanolog, Istan Schutz falenderoi kryebashkiaku Veliaj për kujdesin e treguar për të vlerësuar një figurë të tillë.

“Sot po flas këtu si djali i një babai. Një baba që e donte djalin e tij aq shumë saç donte kulturën dhe njerëzit e Shqipërisë. Një baba, i cili solli fëmijët e tij këtu për ta parë dhe përjetuar personalisht. Faleminderit të gjithëve që më ndihmuan për t’u kthyer në Shqipëri, dhe gjithashtu faleminderit edhe për ju, Kryetari i Bashkisë Tiranë, që lejove këtë mrekulli të ndodhë. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe zoti e bekoftë Hungarinë dhe zoti e bekoftë miqësinë me Shqipërisë dhe Hungarisë”, u shpreh ai.

Albanologu Istavn Schutz është dekoruar edhe me Urdhrin “Naim Frashëri” nga presidenti i Republikës së Shqipërisë për veprimtarinë e tij të gjerë albanologjike./O.S

Të fundit

Katastrofë ajrore/ Rrëzohet avioni, humbin jetën 4 persona

Një avion i lehtë stërvitor u rrëzua në distriktin Kolomna të rajonit të Moskës të shtunën duke vrarë të...

Europa digjet nga temperaturat e larta! Shqipëria në zonën e kuqe

Një valë e nxehti e pazakontë ka përfshirë Evropën, duke sjellë temperatura përvëluese që në shumë vende tejkalojnë 40°C. Në një hartë të publikuar...

Sezoni turistik, Ardit Bido: Hapja e plazheve publike, lajm i mirë për të gjithë!

Deputeti i zgjedhur i PS, Ardit Bido, i ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 ka vlerësuar hapjen e plazheve publike në të...

Zjarr afër ish-repartit ushtarak të tankeve në Maliq, shkak temperaturat e larta

Vatra zjarri janë shfaqur pasditen e sotme në afërsi të ish-repartit ushtarak të tankeve në Klocë në bashkinë e Maliqit. Flakët e zjarrit momentalisht po...

Rrëzohet palma në mes të bulevardit në Durrës, rrezikohen kalimtarët

Një palmë u rrëzua papritur në mes të rrugës në bulevardin “Epidamn” duke rrezikuar kalimtarë dhe drejtues mjetesh, por për fat të mirë nuk...

Lajme të tjera

Web TV