Virozat stinore/ Mjekja pediatër: Fëmijët më të ekspozuarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qarkullimi i virozave stinore ka rritur ndjeshëm numrin e te prekurve edhe ne qytetin e Kavajës. Mjekja pediatër Klorela Xhihani  beri apel për mospërdorimin e menjëhershëm të antibiotikëve ndërsa shtoi se numri me i madh i te prekurve është ai i foshnjave.

Qarkullimi i virozave stinore ka rritur ndjeshëm numrin e te prekurve edhe ne qytetin e kavajes. Mjekja pediatër njëkohësisht edhe drejtoreshe e qendrës shëndetësore kavaje ben apel per mënyrën e trajtimit të këtij virusi ndërsa shton se numri me i madh i te prekurve eshte ai i foshnjave.

Rreziku i infektimit me virozat stinore është mjaft i pranishëm edhe në qytetin e Kavajës ku për hir te se vërtetës rastet me infektim janë shtuar ndjeshëm. Sipas drejtoreshës së qendrës shëndetësore Kavajë z. Klorela Xhihani kjo lloje viroze është një bashkim i covid me gripin stinor.

 

 

Një nga shenjat dalluese pasi jemi infektuar është temperatura e lartë, prandaj mjekja bën apel për mospërdorimin e menjëhershëm të antibiotikëve pasi kjo gjë mund te komplikoje situatën.

Gjithashtu zonja Xhihani shpjegon se personat te cilët janë të prekur apo fëmijët të cilët kanë temperature te larte duhet te presin të paktën tre dite me qellim qe trupi i pacientit te filloje te luftoje me virusin  dhe nëse temperatura vazhdon atëherë duhet ti drejtohemi mjekut i cili duhet me pare te diferencoje shkakun e temperaturës. Mjekja pediatër pohoi shtimin e rasteve me virozën stinore.

/O.S

Të fundit

Sopranoja Nina Muho sjell koncert recital me këngët popullore shqiptare

Nga jugu në veri, një udhëtim muzikor në rrënjët e shpirtit shqiptar, u ngjit në skenën e Teatrit Kombëtar...

“Kurti po shkel Kushtetutën dhe ligjin që vetë firmosi”

Në Kosovë, kriza politike vijon të thellohet çdo dy ditë. Këtë të martë dështoi një tjetër tentativë për konstituimin e parlamentit në Prishtinë, e...

Përmbyset kamioni në “Shkallën e Tujanit”, plagoset shoferi

Një kamion me ngarkesë është përmbysur pak minuta më parë në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit”. Për pasoje është plagosur drejtuesi i kamionit, ndërkohë...

Publikohet kalendari i La Ligas, El Clasico e parë luhet në Madrid (data)

Liga Spanjolle e Futbollit ka publikuar zyrtarisht kalendarin e La Ligas për sezonin e ri 2025-2026. Sipas shortit të hedhur këtë të martë, gara për...

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të martën se do të bisedojë për gjendjen në Rripin e Gazës dhe për Iranin kur...

Lajme të tjera

Web TV