Jori Delli feston ditëlindjen, i dashuri i bën urimin e veçantë

Jori Delli vijon të jetë një personzh mjaft i komentuar në media dhe kjo fjalë pjesëmarrjes së saj në edicionin e dytë të “Big Brother Vip”. Pavarësisht se qëndrimi i saj në shtëpi nuk ishte i gjatë, ajo sërish arriti të krijonte mjaft fansa.

Ditën e sotme, modelja e njohur feston ditën e saj të lindjes dhe sigurisht mes urimeve të shumta të marra nga miqtë dhe fansat e saj, nuk mund të mungonte ai më i vecanti, nga i dashuri i saj.

Prej disa kohësh tashmë, Jori po shijon një romancë me reperin italian, Fred De Palma, i cili shpesh herë shpreh publikisht dashurinë ndaj modeles.

Reperi ka publikuar një fotografi romantike në profilin e tij të Instagramit, bashkangjitur së cilës ka shkruar:

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime, faleminderit që më ndryshove jetën, të dua”.

Marrëdhënia e çiftit duket se po shkon për mrekulli pasi vetëm pak kohë më parë, Jori dhe Fred kanë nisur bashkëjetesën, duke na prezantuar edhe me shtëpinë e tyre të parë së bashku.

Kujtojmë që Jori ka treguar më herët se reperi ka qenë ish-i i saj dhe se janë rikthyer bashkë pas disa muajsh që nuk flisnin.

/O.S