Julio Iglesias arrestohet sepse iu gjetën në valixhe 40+ kg ushqime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pra, gjyshet tona nuk qenkan të vetmet! Këngëtari spanjoll Julio Iglesias u arrestua në aeroportin e Punta Cana pasi mbante shumë ushqime në bagazhe.

Sipas mediave spanjolle, Iglesias u arrestua me 42 kg fruta, perime dhe mish në valixhe, duke filluar nga luleshtrydhet, qershitë, domatet, spinaqin, marulet e deri te kërpudhat.

Disa kilogramë ushqime u konfiskuan dhe këngëtari legjendar spanjoll, babai i Enrique Iglesias, u ndalua vetëm për një kohë të shkurtër.

La Vanguardia e Spanjës raporton se këngëtari 80-vjeçar udhëton rregullisht me sasi të bollshme ushqimore në valixhe.

Sipas gazetës domenikane Listin Diario, e cila citon Ministrinë e Bujqësisë, vendimi u mor për të shmangur çdo përhapje të parazitëve nga jashtë, të cilët mund të kishin dëmtuar të korrat vendase./E.Ç

Të fundit

‘Burrat çoç pijnë nga një çik raki!’/ Rama grave kolonjare: Më 11 maj mbajini nga krahu

Gjatë fjalës së kryesocialistit Edi Rama në rrugën e re të Kolonjës që lidh bregdetin me zonën e juglindjes dhe do...

Turqia prodhon një raketë hipersonike, IHA-230 gati për përdorim operacional

Turqia është drejt përfundimit të zhvillimit të një arme të re të fuqishme për forcat e saj të armatosura. Raketa balistike ajër-tokë IHA-230 është...

Ishte duke punuar në terminalin e aeroporit, humb jetën punëtori pasi bie nga lartësia

Një 39-vjeçar ka humbur jetën këtë të shtunë si pasojë e rënies nga lartësia. Viktima ishte duke punuar  në terminalin e aeroportit. Policia njofton se rreth...

Vlera e arit në 20 vjet është rritur me 620 për qind

Në dy dekadat e fundit, vlera e arit është rritur me 620 për qind, që do të thotë se një investim prej 20 mijë...

Ardit Bido denoncon Belerin: Doktor, po del bllof me Shqipërinë

Kandidati i Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës, Ardit Bido, ka reaguar pas prezencës së eurodeputetit grek, Fredi Beleri, në territorin shqiptar, ku ky...

Lajme të tjera

Web TV