Penélope Cruz flet për jetën private dhe rregullat për rritjen e fëmijëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Penélope Cruz ka treguar për Elle disa detaje nga jeta familjare me bashkëshortin, Javier Bardem dhe fëmijët, Luna (10 vjeç) dhe Leo (12 vjeç). Aktorja e “Ferrari” theksoi se po mundohet t’i mbajë fëmijët sa më larg vëmendjes.

Penélope nuk u lejon fëmijëve që të kenë një celular dhe as rrjete sociale, pasi sipas saj, është e lehtë t’i manipulosh fëmijët në këtë moshë.

“Është shumë e lehtë të manipulohesh, sidomos kur truri është ende duke u formuar. Është një eksperiment mizor për fëmijët dhe adoleshentët”, u shpreh ajo.

Por, sigurisht, fëmijët e saj argëtohen dhe i ati i tyre, Javier Bardem kujdeset për këtë. “Ai këndon dhe kërcen shumë mirë”, tha Penélope, duke vijuar se ai imiton Mick Jagger. Imiton edhe Al Pacino dhe Robert De Niro, kur flasin me njëri-tjetrin. “Është e pabesueshme”, tha ajo duke qeshur.

Aktorja tregoi se rolin e nënës, shpesh e luan edhe në filmat e saj, sidomos në ato ku është regjisor Pedro Almodóvar.

“Pedro më ka parë gjithnjë si nënë. Ne e njohim njëri-tjetrin që kur kam qenë 17 vjeç. Ai më ka parë kur shkoja dhe u flisja njerëzve të panjohur thjesht për të parë bebet e tyre. Ai e ka parë atë instinktin e fortë, të pashmangshëm tek unë. Që kur kam qenë e vogël, e dija se doja të kisha fëmijë, por doja t’i kisha kur të isha gati. Isha e bindur që do të ishte gjëja më e rëndësishme në jetën time”, tha Penélope./E.Ç

Të fundit

Nuk mjafton që Berisha të japë dorëheqjen. Pyetja është: “a do të ketë garë në PD?”

Edhe nëse Sali Berisha jep dorëheqjen si kryetar i PD, nuk është ndonjë lajm domosdoshmërisht i shkëlqyer për demokratët....

50 euro për një votë, SPAK mbyll hetimet paraprake për 4 persona

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Prokuroria e Posaçme), ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të...

‘Cinco’, ‘bisha’, ‘lambo’/ ‘Nofkat’ e grupit kriminal që mbushën Europën me kokainë

Zbardhen detaje nga dosja e grupit të drogës që mbushi me kokainë Europën, i përbërë nga 16 anëtarë të cilët janë identifikuar që të gjithë dhe...

Mbyllja e hetimeve, reagon Meta: S’kam pasur ftesë zyrtare nga SPAK!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas mbylljes së hetimeve nga SPAK, duke deklaruar se nuk ka marrë asnjë ftesë zyrtare. Ai...

Xhaferraj për Berishën: Ky njeri që mbeti i sanksionuar s’e largon dot Ramën kurrë

E njohur si e paqëndrueshme prej vitesh – marrëdhënia politike me kryetarin e partisë – Ferdinand Xhaferaj i është rikthyer kërkesës së tij për...

Lajme të tjera

Web TV