“I masakruar në pyll, dhe gjysëm i zhveshur” detaje, si u gjet i vrarë shqiptari në Itali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy janë pistat kryesore të hetuesve italianë, sa i takon vrasjes së shqiptarit Bledar Dedja: hakmarrje ose larje hesapesh. 39-vjeçari, i cili jetonte në Asolo, në rajonin e Venetos, u gjet i vrarë mëngjesin e së dielës në një pyll të Grappa, nga një mik i familjes (Lexo më shumë). Në trupin e tij u gjetën plagë të shumta që dyshohet se u shkaktuan nga goditjet me thikë. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, Dedja u gjet me pantallonat e ulura dhe rreth 100 metra larg makinës së tij të parkuar anës rrugës. Ai po ashtu kishte plagë të shumta edhe në pjesën e krahëve, që do të thotë se tentoi që vetëmbrohej.

Në foto viktima, Bledar Dedja 39-vjeç
Në foto viktima, Bledar Dedja 39 vjeç

Pritet që mbi trupin e shqiptarit të kryhet autopsia për të zbuluar shkaqet e vdekjes, ashtu sikurse për të përcaktuar nëse para ngjarjes ka kryer marrëdhënie seksuale.

Hetuesit nuk përjashtojnë asnjë prej pistave, mes të cilave atë të një takimi me një person tjetër që përfundoi në tragjedi, ndoshta në kulmin e një zënke për motive momentalisht të paqarta. Ata nuk përjashtojnë as hipotezën e larjes së hesapeve. Sigurisht vijon puna për kapjen e vrasësit, si dhe gjetjen e armës së krimit.

Bledar Dedja ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë të mitur. Ai kishte shkuar në Itali rreth 20 vjet më parë. Për herë të fundit u pa në restorantin-piceri Bosco del Grappa, Antica Abbazia, ku punonte si kopshtar dhe merrej me pastrimin. Më pas humbi çdo gjurmë. Telefonatën e fundit e pati me kunatën, në orën 16:15. Sapo kishte kishte mbaruar turnin dhe për fundjavë kishte planifikuar që të shkonte për të peshkuar me një mik.

Lexo edhe :  Aksident në Devoll/ Zetori përmbyset dhe zë poshtë drejtuesin 75-vjeçar
Vendi ku i gjet i vrarë shqiptari Bledar Dedja
Vendi ku i gjet i vrarë shqiptari Bledar Dedja

Hetuesit pritet që të kryejnë ekspertizën në makinën e viktimës, ashtu sikurse veshjet e tij, për të parë nëse autori mund të ketë lënë ndonjë gjurmë ADN-je. Në vendin e ngjarjes, tashmë skenë krimi, janë gjetur gjurmë të shumta gjaku. Karabinierët po ashtu do të analizojnë tabulatet telefonike, si dhe kamerat e sigurisë në zonë.

Ndërkohë familja e shqiptarit kërkon me dëshpërim zbardhjen e ngjarjes së rëndë. Duke folur për mediat italiane, vëllai dhe motra e 39-vjeçarit mohuan që ai të kishte probleme me drogën, paratë apo persona të tjerë. Ata kërkuan me ngulm të vërtetën për vrasjen e Bledarit, ndërsa hodhën edhe hipotezën se ai mund të jetë vrarë pasi zbuloi diçka që nuk duhej .

/O.S

Të fundit

Marshim mbi urën e Sydney në Australi në mbështetje të Palestinës

Dhjetëra mijëra njerëz dolën në Marshimin për Njerëzimin të dielën në Sydney të Australisë, në mbështetje të Palestinës, pavarësisht...

Qëlluan me armë makinën ku lëvizte 35-vjeçari në autostradë, në kërkim 2 vëllezër

Dy vëllezër nga fshati Xhafzotaj i Durrësit janë shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se, pas një konflikti për një parakalim në autostradë,...

Sfidat e një Shqipërie që nuk e pret dot as verën, as të ardhmen

Nga Shpëtim Luku Prej shumë vitesh më ka bërë përshtypje, dhe nuk jam i vetëm, ndikimi i emigrantëve shqiptarë gjatë kthimit të tyre në atdhe,...

Fluks qytetarësh në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës dhe Kapshticës

Teksa jemi në pikun e sezonit turistik, në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës dhe Kapshticës ka pasur një fluks udhëtarësh te cilët kanë...

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama thirrje për komentatorët: Bëni durim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me vijimin e aksionit për lirimin e hapësirave publike në kryeqytet. Duke e...

Lajme të tjera

Web TV