Vijon puna për Teatrin e Ri/ Veliaj: Do të jetë kryefjala e vitit të Kulturës në 2025

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekipi që po punon për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, ka hedhur themelet e godinës e cila do të jetë ikona e artit skenik shqiptar. Gjatë inspektimit në kantier, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u shpreh entuziast për ritmin e punimeve dhe informoi se aktualisht po punohet për katin -1 të parkingut nëntokësor. Ai tha se në fund të verës do të nisë puna në sipërfaqe, për ngritjen e godinës që pritet të përfundojë në dy vitet e ardhshme.

“Sot quajmë zyrtarisht hedhjen e themeleve të Teatrit me sistemin e diafragmës. Pastaj, duke përdorur hyrjen nga ish-Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, do të bëjmë evadimin e inerteve deri në pranverë, që në fund të verës të kemi mundësi të dalim mbi sipërfaqe. Do të shfrytëzojmë vjeshtën dhe dimrin e këtij viti, plus gjithë vitin tjetër, që të mbarojmë karabinanë e godinës. Më pas do të kujdesemi më shumë për foninë, akustikën, skenën, prapaskenën, nënskenën, mbiskenën, dhe të gjitha mjetet e nevojshme teknike për të pasur vërtetë një kryevepër”, shpjegoi Veliaj.

Ai nënvizoi se gjatë punimeve për hapjen e themeleve, ekipi ka konstatuar se teatri i vjetër nuk kishte themele. “Ky është një vend ku, siç zbuluam në punë e sipër, teatri i vjetër nuk kishte as themele. Fakti se kemi zbuluar edhe tunele nëntokësore dhe pika lidhëse, që në kohën e komunizmit kanë pasur ato nënkalimet e Tiranës paranojake të atyre viteve, dhe fakti se nuk gjetëm themele, do të thotë se ai teatër ishte vërtet një pikë rreziku. Po ashtu, fakti se asnjë trupë e huaj nuk guxonte të vinte këtu, dhe në tre vitet e fundit as nuk guxohej të bëhej ndonjë shfaqje, do të thotë se kemi marrë vendimin e duhur. E di që ishte një vendim që u politizua, që kaloi përmasat e histerisë, por besoj se ka një konsesus publik që ajo kasolle e bërë me algat e presuara të mbetjes së shkrepësve të fabrikës fashiste në atë kohë, ishte një vjetërsirë që i kishte ardhur koha të zëvendësohej. Tani që po hedhim themelet e Teatrit të Ri dua të mbajmë këtë ritëm. E kuptoj se është një ekip kompleks: kemi supervizorë danezë, kemi skuadrat shqiptare, kemi punëtorë të huaj nga India, Bangladeshi dhe Nepali, por kemi edhe specialistë italianë, që ndihmojnë me sondat. Pra, është një ekip ndërkombëtar që po përpiqet të prodhojë këtë bizhu për qytetin”, u shpreh ai.

Lexo edhe :  “Liria do të triumfojë në 11 maj”/ Meta: Ndryshimi ynë i parë do të jetë Kodi elektoral!

Veliaj tha se viti 2025, kur Tirana do të jetë “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës”, do ta gjejë kryeqytetin shqiptar me një teatër të ri të përfunduar nga ana e infrastrukturës. “Shumë qytetarë mezi presin të shohin binanë e madhe. Në fakt, puna më delikate, më e vështirë, por edhe më qëndrueshme – me Eurocod 8 që punojmë ne, sidomos me kodet e reja pas tërmetit – është pjesa e nëntokës. Në momentin që mbarojmë me këtë saktësi punimet e nëntokës, e kemi shumë më kollaj të ecim më pas me punën mbi tokë. Ne duhet të synojmë që vitin tjetër ta kemi mbyllur pjesën e infrastruktrës së teatrit. Pastaj, të kujdesemi vetëm për pjesën e pajisjeve, që në kohë rekord, sidomos në vitin 2025, kur Tirana do të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës, të kemi finalizimin e kësaj kryevepre”, shtoi ai.

Kryebashkiaku u shpreh i sigurt se për këtë kryevepër qytetarët e Tiranës do të jenë të gjithë bashkë, përtej cic-miceve politike. “Është shumë më kollaj të pengosh, por është shumë më e vështirë të mbështesësh. Por, unë besoj se në fund të gjithë do të dalin të fituar. Edhe ata që kanë qenë kritizerët më të mëdhenj – siç ndodhi me Këndin e Lodrave te Liqeni, ku janë të parët që çojnë fëmijët, janë të parët që psonisin te Pazari i Ri, të parët që shkojnë në koncertet te Sheshi Skënderbej – jam i sigurt se edhe për këtë kryevepër do të bashkohemi të gjithë bashkë. Jemi të gjithë shqiptarë, përtej të majtës dhe të djathtës, përtej cic-miceve politike. Kjo do jetë një vepër ku do shkojnë të gjithë fëmijët tanë. Ndaj, është shumë e rëndësishme që të lemë të shkuarat të mbeten të shkuara, dhe të mbajmë sytë te e ardhmja, për atë Tiranë që ëndërrojmë të gjithë. Ndaj, ju uroj shumë sukses! Punë të mbarë!”, përfundoi Veliaj./E.T

Të fundit

Sentinelezët, fisi më i izoluar në botë/ Pse askush nuk duhet të vizitojë ishullin e tyre

Në orën 10 të mëngjesit të 29 marsit, Mykhailo Viktorovych, një YouTuber 24-vjeçar amerikan, zbarkoi me gomonen e tij në...

Soyuz MS-27 ulet në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

Sot në mëngjes në orën 07:47 (me orën italiane) u nis një mision i ri në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) . Astronauti i NASA-s Jonny Kim ka...

Pse obeziteti na heq kënaqësinë e të ngrënit?

Shpesh, të prekurit nga obeziteti konsumojnë sasi të mëdha ushqimi , por pa e shijuar atë : kjo nuk ndodh tek njerëzit me peshë normale, të cilët, edhe kur i...

Fjalim në italisht, pica e akullore/ Mbreti Charles feston përvjetorin e martesës në Romë

Mbreti Charles , në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Itali , mbajti një fjalim këtë pasdite para deputetëve të parlamentit italian. “Fatkeqësisht, jehona...

Thoma Gëllçi ironizon deklaratën e Agron Shehaj: Të mbyllim dhe parlamentin, pse jo

Pas videos së deputetit Agron Shehaj për uljen shpenzimeve në RTSH ka reaguar dhe ish-drejtori Thoma Gëllçi. Në statusin e tij Gëllçi në mënyrë ironike replikon me...

Lajme të tjera

Web TV