O*gjitë e mjekut me 4 gra/ “S’ka k*rvëruar fshehtas”, përplasen ashpër dy avokatët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një debat i ashpër me protagonistë avokatin e mjekut Dervish Hasi, Roland Islamin dhe avokates Alesia Balliu ka përfshirë studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan.

Avokatja Balliu i është drejtuar me fjalët “turp të të vijë” – Roland Islamit lidhur me qëndrimin që ky i fundit ka mbajtur në lidhje me rastin e klientit të tij, i cili akuzohet për marrëdhënie seksuale, trafikim dhe pornografi ndaj një mitureje, për të cilën pretendon se ajo është gruaja e tij e katërt.

Ndërkohë, avokati Roland Islami thotë se e dënon imoralitetin, por nga ana tjetër shton se në rastin e mjekut Dervish Hasi, nuk ka pasur asgjë fshehtas askujt përsa kohë që 4 gratë (e pretenduara nga ai si të tijat), ishin në dijeni për marrëdhëniet që kardio-kirurgu kishte me secilën.

Nuk thotë martesë dhe disa bashkëjetesa.

Alesia Balliu: Ti po flet për amoralitet në këtë studio duke dhënë një mesazh shumë të gabuar për shoqërinë.

Blendi Fevziu: Të dashurat nuk ndalohen me ligj, por ai thotë se i ka pasur gra.

Roland Islami: Të dashurat i ka pasur dhe i quan gra.

Alesia Balliu: Nga bashkëjetuese, kalove te të dashura. Të paktën qëndroji një linje.

Roland Islami: Ku është ndryshimi mes të dashurës dhe bashkëjetueses? Apo se e dashura mbahet fshehtas dhe bashkëjetuesja bëhet publike? Më mirë një ku*vëri fshehtas sesa një ku*vëri publike?

Alesia Balliu: Ti po mbështet një kauzë amorale.

Roland Islami: Po flasim për gjëra që i ka bërë publike me prindërit, s’ka ku*vëruar fshehtas. Ti po legjitimon ku*vërinë dhe fsheh gjënë publike.

Alesia Balliu: Prindërit për çfarë e akuzuan? Që është çdo gjë kaq normale sa e bën ti në këtë studio? Po jo pra!

Lexo edhe :  Shqiptarët e Kosovës dynden drejt plazheve të Shqipërisë, fluks i lartë në pikat kufitare

Roland Islami: Unë e dënova imoralitetin.

Alesia Balliu: Ti po e trajton si çështje normale.

Roland Islami: Unë e dënova, por ti po e mbështet imoralitetin që nuk e lejon martesën.

Alesia Balliu: Ti the që vajza ime nuk martohet 14 vjeç, por tek të tjerët e mbron.

Roland Islami: Ti thua të mos martohen, por të bëjnë imoralitetet, të bëjnë dashuri e k*urvëri..

Alesia Balliu: Ti je avokat tamam.

Roland Islami: Tamam jam, normale.

Alesia Balliu: Nuk je sepse nuk po flet këtu me fakte, po akuzon policinë në vend që ta përshëndesësh për punën e kryer, ti këtu në studio dhe turp të të vijë! Turp të të vijë!

Të fundit

Revolta në PD? Dashnor Sula: Dështakët mblidhen në dreka peshku

Demokrati Dashnor Sula ka komentuar deklaratën e bërë nga kryebashkiaku i Kavajës. Fisnik Qosja, i cili bëri thirrje se...

Si i mbolli flokët Salianji? Flet zv/drejtori i Burgjeve: Nuk ka kufizim

Zv/drejtori i Burgjeve, Feim Sufaj, në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, shpjegoi se si Ervin Salianji mbolli flokët...

Ndryshime në Tokio, kush është Sohei Kamiya, “Donald Trump i Japonisë”

Pak më shumë se 104 milionë votues japonezë me të drejtë vote shkuan në qendrat e votimit këtë të diel për të zgjedhur një...

Mandati i katërt me “furtunë”, Rama premton epokë të re urbane

Këtë të hënë, 21 korrik, kryeministri Edi Rama iu rikthye rubrikës së tij virtuale “Sy m’Sy”. Komunikimin me qytetarët e nisi me aksionin më...

“Thethi nuk është për resorte”, Rama: Fantazi e njerëzve me kënd të ngushtë shikimi

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën “Sy m’sy”, hodhi poshtë aludimet se në Theth do të ndërtohen resorte turistike dhe për këtë arsye nisi aksioni për...

Lajme të tjera

Web TV