“S’e shqiptoi mirë emrin te roja” preteksti i 25-të dërgon Navalny sërish në izolim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Alexei Navalny, i cili mbahet në një burg në Arktik, u vendos në izolim për 10 ditë. Dhe kjo, pasi siç tha përfaqësuesi i tij, ai nuk e ka deklaruar emrin e tij në mënyrën e duhur te një roje. 47-vjeçari ka qenë një kritik i Kremlinit dhe ka ngritur akuza për korrupsion. Tani, ai është transferuar në një burg që ndodhet rreth 60 km në veri të Rrethit Arktik.

Kira Jarmis, zëdhënësja e tij, tha dje vonë në Platformën X se ishte hera e 25-të e Navalny në izolim dhe se ai ka kaluar 283 ditë në kushte të tilla. Ndërkohë, mësohet se ai është futur në izolim, pas pretendimeve se nuk e kishte shqiptuar mirë emrin e tij te roja i sigurisë në burg.

Navalny është dënuar të qëndrojë në burg deri në moshën 74-vjeçare. Ai pohon se akuzat ndaj tij janë të sajuara, me qëllim që ta mbajnë larg jetës politike. Dje, opozitari tha se është i detyruar të dëgjojë një këngëtar pop, mbështetës i Vladimir Putinit, çdo mëngjes në orën 5, para se të dëgjojë himnin kombëtar rus./O.S

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV