“Mbretëresha e tapetit të kuq”, aktorja e famshme rrëmben gjithë vëmendjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktorja e famshme, Nicole Kidman, u kthye në protagonisten absolute në premierën e serialit “Expats” në Nju Jork pak ditë më parë, pasi sytë e të gjithëve mbetën te fustani i saj.

Ylli i kinematografisë zgjodhi një fustan elegant të zi, me detaje të fshehura në të! Fustani i dizenjuar në pjesën e bustit, me një fije fare të hollë mbi gjoks dhe që lidhet te pjesa e pasme e kurrizit ishte zgjedhja e saj dhe mund të themi me plot gojën: Një super zgjedhje!

Aktorja zbuloi tërësisht shpinën e saj, ndërsa një e çarë e guximshme deri te pjesa e ijëve nxirrte në pah këmbët e saj. Shpina tërësisht e ekspozuar e Kidman, takat me majë të theksuar, si edhe pjesa e brendshme prej mëndafshi në nuancën e jeshiles lime, ishin të tjera detaje që ranë në sy në tërësinë e look-ut të artistes së famshme.

Ndërkohë, njerëzit në X (ish-Twitter) e adhuruan pamjen e saj: “Si gjithnjë, ajo shkëlqen”; “E provoi prapë se është mbretëresha e tapetit të kuq”; “Jam thjesht pa fjalë” ishin disa nga komentet.

Edhe njëherë tjetër, fituesja e çmimit Oscar na tregoi formulën se si të dukesh seksi me një fustan me një të çarë ekstreme.

Nicole e kompletoi look-un me një grim të lehtë, duke i shtuar veshjes aksesorët e mëdhenj, vathë dhe byzylykë me diamante./E.Ç

Të fundit

Fshati që u zhduk nga thatësira

Në luginën e thellë mes vargmaleve Hindu Kush dhe Himalaje, në fshatin budist të Upper Mustang në Nepal, 3,962...

Trump: Projektligji i shpenzimeve do të jetë më i madhi në histori

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, sot vizitoi qendrën e paraburgimit të migrantëve "Alligator Alcatraz" në Florida. Sipas mediave të huaja, Trump u pyet për "projektligjin...

Një komedi e shfaqur publikisht sot nga Sali Berisha

Nga Spartak Ngjela Saliu... Grabitësi më i madh i votave në Shqipëri; po i kërkon Evropës ndihmë për votën e lirë në Shqipëri.... hahahahaha. Një komedi e...

14-vjeçarja shqiptare bie nga ura 10 metra e lartë, ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqi, ku një 14-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në spital pasi ka rënë nga një urë 10 metra...

Apple ndryshon pozicionin e logos në iPhone 17 Pro?

Apple mund të ndryshojë diçka më tepër sesa vetëm dizajnin e kamerave në serinë e iPhone 17 Pro. Sipas burimeve të besueshme, si Majin Bu,...

Lajme të tjera

Web TV