Situata e virozave në vend, ministrja e Shëndetësisë Koçiu ngre alarmin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ka bërë thirrje që prindërit të vaksinojnë fëmijët e tyre në mënyrë që të mbrohen nga fruthi, rubeola dhe shytat.

Në një postim në rrjete sociale, Koçiu thekson se vaksinimi në kohë i fëmijëve siguron një mbrojtje më të mirë për ta.

“Për të mbrojtur fëmijët tuaj nga fruthi, rubeola dhe shytat, duhet patjetër t’i vaksinoni në kohë, sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit. Ndiqni këshillat dhe udhëzimet e mjekëve pediatër për të siguruar një mbrojtje më të mirë për fëmijët tuaj”, shprehet Koçiu teksa ka publikuar edhe video-mesazhin e mjekes pediatre Melida Agastra.

Nga ana tjetër, edhe mjekët pediatër u kanë bërë apel prindërve që të vaksinojnë fëmijët e tyre. Njëra prej tyre, mjekja pediatre Melida Agastra ka nënvizuar se prindërit të shtyrë edhe nga informacionet e gabuar shtyjnë në kohë afatin e kryerjes së vaksinave.

“Gjatë praktikës së punës së përditshme te konsultori i fëmijës, ne si mjekë pediatër, por edhe punonjësit e tjerë shëndetësorë që janë dhe infermieret tona, në të përditshmen tonë kemi si detyrë të punës sonë të bindim dhe të ndërgjegjësojmë prindërit që të sjellin fëmijët pranë konsultorit tonë, për të bërë vaksinimin e përcaktuar nga kalendari kombëtar i vaksinimit, dhe në veçanti vaksinën që mbron nga fruthi, rubeola dhe shyta.

Kjo është një vaksinë shumë e rëndësishme që u jep mbrojtje gjatë gjithë jetës fëmijëve. Prindër të dashur, duhet patjetër t’i vaksinoni fëmijët tuaj për mbrojtjen nga sëmundjet e fruthit, rubeolës dhe shytave përveç edhe vaksinave të tjera që kryhen rregullisht. Kjo është një ndër vaksinat që prindërit hezitojnë të vijnë në kohën e duhur apo nga informacionet e gabuara, kërkojnë që të shtyjnë afatin kohor të kryerjes së kësaj vaksine”, shprehet mjekja Agastra.

Të fundit

Transporti publik në Tiranë, qytetarët mund të gjurmojnë autobusët urbanë në kohë reale

Qytetarët që përdorin transportin publik në Tiranë, tashmë nëpërmjet Google Maps do të mund të gjurmojnë në kohë reale...

Mjekët pa Kufij: Shpërndarja e ndihmave në Gaza është kthyer në vrasje të organizuar

Organizata “Mjekët pa Kufij” (MSF) ka dënuar ashpër skemën e shpërndarjes së ushqimeve të kontrolluar nga ushtria izraelite në Gaza, duke e cilësuar si...

Vera shton infeksionet, mjekja: Më të rrezikuarit të sëmurët kronikë dhe ata me nishane

Ekspozimi në diell dhe ujëra, qofshin këto dete e pishina, edhe gjatë këtij sezoni veror ka sjellë probleme të forta në lëkurë, aq sa...

Fundi i epokës Messi-Ronaldo, lista me 30-të lojtarët e nominuar për çmimin “Topi i Artë”

Këtë të enjte u shpall lista me 30 të nominuarit për çmimin Ballon d’Or 2025. Ylli argjentinas, Lionel Messi, nuk do të ketë mundësinë ta...

Korriku 2025, i treti më i nxehtë në histori!

Korriku i këtij viti ishte i treti më i nxehtë në histori mes të njëjtëve muaj pararendës, sipas agjencisë europiane të monitorimit të ndryshimeve...

Lajme të tjera

Web TV