Këshilli i Sigurimit të OKB-së, takim urgjent për rrëzimin e avionit rus në Belgorod

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një mbledhje urgjente e Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të mbahet sot ku do të diskutohet lidhur me rrëzimin e aeroplanit rus në Belgorod ku humbën 75 persona. Sky News raporton se, një zëdhënës i Francës në OKB, i cili kryeson këshillin, tha se takimi do të fillon në orën 22:00.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se Rusia kërkon të përcaktojë “arsyet pas aktit kriminal ukrainas”.

Ukraina nuk ka konfirmuar nëse ishte e përfshirë në incidentin e djeshëm, por agjencia e saj e inteligjencës ushtarake sugjeroi se Rusia mund të ketë planifikuar rrëzimin për të minuar mbështetjen ndërkombëtare për Ukrainën.

Një avioni rus me 74 persona në bord është rrëzuar ditën e sotme në rajonin e Belgorodit në kufi me Ukrainën. Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes të cituar nga RIA Novosty, avioni mbante të burgosur ukrainas për një shkëmbim të të burgosurve në rajon.

Në njoftimin zyrtar të ministrisë ruse, sipas RIA, thuhet se rreth orës 11 të mëngjesit me orën e Moskës, një avion Il-76 u rrëzua gjatë një fluturimi të planifikuar në rajonin e Belgorodit.

Avioni mbante 65 të burgosur ushtarakë ukrainas, gjashtë anëtarë të ekuipazhit dhe tre shoqërues. Avioni që u rrëzua është një Ilyushin Il-76 i cili për një arsye të panjohur humbi lartësinë dhe u rrëzua duke bërë që avioni 72 tonë të shndërrohej në një top zjarri. /E.T

Të fundit

Ideale për dietë, këto tre ushqime zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsirat

Kur përpiqemi të mbajmë dietë ose të ushqehemi shëndetshëm, në njëfarë mënyre kjo është kur gjithmonë dëshirojmë diçka të...

Eksperimenti i çmendur në Kinë, 20 mijë persona në një pallat nga ku mund të mos dalin

Spitale, restorante, bare, parukeri: Gjithçka që i duhet dikujt, në Kinë mund të gjendet brenda një pallati të vetëm. Qianjiang “Regent” përfaqëson eksperimentin më të...

Mos i injoroni asnjëherë këto simptoma, sepse …

Simptomat më të zakonshme të një infarkti të miokardit përfshijnë dhimbjen e fortë në gjoks, e cila mund të përhapet në krahun e majtë,...

Baronesha italiane i lë 5 mln € kujdestares shqiptare, 8 nipërit e çojnë në gjyq

Baronesha Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia...

Studiuesit parashikojnë fundin e jetës në Tokë dhe është më afër se sa mendoni

Një studim i ri zbulon se e ardhmja e Tokës është më e rrezikuar nga sa kemi imagjinuar ndonjëherë. Një studim i ri zbulon se...

Lajme të tjera

Web TV