Kushtetuesja/ Shtyhet vendimi për kampin e emigrantëve në Lezhë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa pritej të merrej vendimi mbi marrëveshjen e shumëdebatuar Rama-Meloni për ngritjen e kapit të refugjatëve afrikanë në Lezhë, Gjykata Kushtetuese e shtyu seancën për të hënën. Opozita ka paraqitur dokumenta shtesë, ndërsa në Itali “nxituan” për ta konsideruar fakt të kryer, ku Dhoma e Deputetëve Italianë miratoi dje marrëveshjen dypalëshe.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur dje të shtyjë seancën, në të cilën është duke shqyrtuar marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për çështjen e kampeve të emigrantëve që është parashikuar të ngrihet në Lezhë. Në një njoftim për mediat, theksohet se seancë e radhës do të zhvillohet më datë 29 janar në orën 10:00. “Gjykata Kushtetuese zhvilloi seancën plenare të radhës për shqyrtimin e kërkesës së paraqitur nga 30 deputetë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, me objekt: “Deklarimi i papajtueshëm me Kushtetutën të Protokollit ndërmjet Qeverisë së Republikës Italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë “Për Forcimin e Bashkëpunimit në Fushën e Migracionit” dhe ndalimi i ratifikimit të tij nga Kuvendi. Pezullimi i procedurave për ratifikimin e Protokollit ndërmjet Qeverisë së Republikës Italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë “Për Forcimin e Bashkëpunimit në Fushën e Migracionit”, thuhet në deklaratën për shtyp. Kjo sipas Gjykatës vjen pasi në protokollin e Gjykatës së Kushtetuese janë paraqitur parashtrime shtesë. “Gjatë shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese konstatoi se në datën 23.01.2024, ora 15:55, kërkuesi ka paraqitur parashtrime shtesë me shkrim, në përmbajtje të të cilave kërkohej edhe marrje e disa provave. Parashtrimet shtese iu komunikuan për dijeni subjekteve të interesuara në datën 24.01.2024, ora 9:30”, thuhet në njoftim. Referuar këtyre, Gjykata bazuar në nenet 43 pika 1 shkronja “ë” dhe 44/a të ligjit organik të saj, që parashikon të drejtën e palëve të kundërshtojnë kërkesat, përfundimet dhe shpjegimet e palëve të tjera, vendosi të shtyjë seancën gjyqësore të radhës në datën 29.01.2024, ora 10.00.

Marrëveshja

Lajmin për marrëveshjen mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për ngritjen e kampit të refugjatëve në Lezhë e lajmëroi kryeministrja italiane Georgia Meloni. Ajo e paraqiti si marrëveshje historike duke theksuar se Shqipëria ishte vetëofruar të ngrinte kamp për refugjatët kryesisht afrikanë që kapen në det nga pala italiane. Trajtimi dhe akomodimi i këtyre personave, të rinj dhe mburra mbi 18 vjeç do të kryhej në Shqipëri. Sipas marrëveshjes që po endet dyerve të gjykatave, Porti i Shëngjinit do të jetë porta hyrëse për emigrantët e paligjshëm që tentojnë të hyjnë në Europë përmes Italisë, sipas protokollit për menaxhimin e flukseve migratore. Përmbajtja e protokollit është zbardhur nga TgCom, që raporton se Italia do të ndërtojë dy qendra të menaxhimit të emigrantëve në Shqipëri, të cilat, kur të jenë plotësisht funksionale, do të jenë në gjendje të menaxhojnë një “fluks vjetor prej 36 mijë personash”. Në të dy objektet nuk do të strehohen “të mitur, gra shtatzëna dhe persona vulnerabël”, sic edhe sqaroi në konferencën e përbashkët për mediat, kryeministrja Giorgia Meloni.  Memorandumi i mirëkuptimit mes Shqipërisë dhe Italisë për menaxhimin e flukseve migratore nuk vlen për emigrantët që mbërrijnë në brigjet dhe territorin italian, por për ata të shpëtuar në Mesdhe nga anijet italiane, si ato të Marinës dhe Gdf, por jo ato të OJQ-ve. Në portin e Shëngjinit, Italia do të kujdeset për procedurat e zbarkimit dhe identifikimit. Po aty autoritetet italiane do të krijojnë një qendër pritjeje dhe kontrolli të parë, ndërsa në Gjadër do të krijohet një strukturë model CPR për procedurat e mëpasshme. “Ajo në port do të kujdeset për procedurat e zbarkimit dhe identifikimit me një aktivitet fillestar depistues, ndërsa qendra që do të ndërtohet në zonën më të brendshme do të jetë një strukturë model CPR”, tha kryeministrja italiane.  Këto struktura fillimisht do të mund të strehojnë deri në 3 mijë persona, që do të qëndrojnë aty gjatë kohës së nevojshme për të përfunduar procedurat për shqyrtimin e kërkesave për azil, të shkurtuar deri në 28 ditë nga ana e Italisë.Objektivat e marrëveshjes, siç nënvizoi Meloni, janë “të goditet trafiku i qenieve njerëzore, të parandalohen flukset e parregullta dhe të mirëpriten vetëm ata që kanë vërtet të drejtën e mbrojtjes ndërkombëtare”

Të fundit

“Vuçiç shkon në Moskë për Kosovën”, Diplomati zbulon planin e Serbisë

Sokol Gjoka, ish-ambasador i Shqipërisë në Moskë dhe në Ukrainë, ka vijuar diskutimin mbi takimi që do zhvillohet midis...

Pogradeci do “kokën” e Tiranës, zbulohet shpërblimi i çmendur nëse arrihet Superiorja

Pogradeci është vetëm një hap larg ëndrrës për t’u rikthyer në elitën e futbollit shqiptar dhe klubi ka vendosur të motivojë maksimalisht lojtarët për...

Autobusi përplaset me kamionin, mjetet shpërthejnë në flakë, raportohen 7 të vdekur

Një aksident që përfshiu një autobus turistik dhe një kamion pranë Parkut Kombëtar Yellowstone në SHBA vrau shtatë persona dhe plagosi tetë të tjerë. Policia...

Agron Shehaj: “Rama ka frikë nga partitë e reja, 11 maji është datë historike”

Nga Fieri, kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përdor zgjedhjet si mjet për të mbrojtur bashkëpunëtorët e tij...

VIDEO: Mosha bën të vetën, Berisha bëhet lëmsh me mbiemrin e deputetes italiane

Kryedemokrati Sali Berisha shënoi një tjetër “shkarje goje” gjatë takimit me qytetarë të Kurbinit këtë të premte. Gjatë tentativës për ta falenderuar për mbështetjen dhe...

Lajme të tjera

Web TV