Protesta në francë/ Fermerët kundërshtojnë rritjen e kostove të energjisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ata janë kundër rritjes së kostove të energjisë dhe rënies së të ardhurave

Në Francë vijojnë protestat e fermerëve të cilët kërkojnë më shumë mbështetje nga ana e qeverisë.

Në qytetin jugperëndimor të Agen fermerët i vunë zjarrin gomave të vjetra dhe mbeturinave që kishin hedhur përpara portave prej hekuri të institucionit të prefekturës.

Ata gjithashtu bllokuan disa rrugë në të gjithë Francën për t’i bërë presion qeverisë që të plotësojë kërkesat e tyre disa prej të cilave janë paga më të mira, dhënien fund të rritjes së çmimit të karburantit të traktorëve dhe kompensim më të mirë pas fatkeqësive natyrore.

Fermerët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë për sa kohë që kërkesat e tyre nuk do të  plotësohen. Protestat të cilat janë përshkallëzuar përbëjnë sfidën e parë të madhe për kryeministrin e ri të Francës Gabriel Attal.

Nga frika e një përhapjeje të protestatve të fermerëve të cilët kanë protestuar edhe në Gjermani, Poloni dhe Rumani, qeveria franceze ka shtyrë tashmë një projektligj për bujqësinë që synon të ndihmojë më shumë njerëz të bëhen fermerë, duke thënë se do të forcojë masat dhe do të lehtësojë disa rregullore./O.S

Të fundit

Trump beson te “miqësia” me Putinin, rezultati një ngërç i rrezikshëm

Opinion nga David E.Sanger, The New York Times “Asgjë nuk do të ndodhë derisa unë dhe Putini të ulemi bashkë,”...

26 gusht 1920 – Gratë në SHBA fitojnë të drejtën e votës

Më 26 gusht 1920, Ndryshimi i 19-të në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara hyri në fuqi, duke u dhënë grave të drejtën e votës...

Horoskopi ditor, 26 Gusht 2025

Dashi  Venusi do të jetë në anën tuaj dhe pas një sërë vështirësish që keni kaluar, më në fund dashuria do të jetë e përmirësuar....

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple dhe OpenAI. Ata akuzojnë Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Lajme të tjera

Web TV