Gjobitet kompania e Elon Musk, ja rregullat strikte që u shkelën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kompania e implanteve të trurit të Elon Musk, Neuralink është gjobitur për shkeljen e rregullave të Departamentit të Transportit të SHBA-së në lidhje me transportin e materialeve të rrezikshme, sipas të dhënave të agjencisë federale të parë nga Reuters.

Gjatë inspektimeve të objekteve të kompanisë në Teksas dhe Kaliforni në shkurt 2023, hetuesit e Departamentit të Shtetit të SHBA zbuluan se kompania nuk ishte regjistruar si transportues i materialeve të rrezikshme, tregojnë të dhënat e agjencisë.

Ata gjetën gjithashtu paketim të dëmtuar të mbetjeve të rrezikshme, duke përfshirë ksilenin e lëngshëm të ndezshëm. Ksyleni mund të shkaktojë dhimbje koke, marramendje, konfuzion, humbje të koordinimit të muskujve dhe madje edhe vdekje, sipas Qendrave të SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Kompania e Musk u gjobit me një total prej 2,480 dollarë, më pak se sa ishte vlerësuar fillimisht, sepse kompania pranoi të rregullonte problemet, tregojnë të dhënat.

Një zëdhënës i Administratës së Sigurisë së Gazsjellësit dhe Materialeve të Rrezikshme, agjencia e ministrisë që hetoi Neuralink, konfirmoi shkeljen dhe gjobën dhe tha se hetimi tani është mbyllur./kb

Të fundit

Hëngrën panine me salsiçe dhe brokoli, një i vdekur dhe 9 të shtruar në spital

Një person ka vdekur dhe nëntë të tjerë janë shtruar në kujdes intensiv në Kozenca të Italisë për helmim...

DW: Gjermania, frikë për ekonominë e pak besim te kancelari Merz

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vazhdon ta bombardojë botën me tarifat e tij doganore, që pjesërisht janë edhe drastike. Ai ra dakord me BE-në...

OpenAI publikon modelin e fundit të ChatGPT, ja çfarë përfshin

OpenAI ka publikuar modelin GPT-5 të shumëpritur, modelin më të fundit të chatbot-it të saj të njohur të inteligjencës artificiale (AI) ChatGPT. Modeli i ri...

Jennifer Lopez shtanget në Stamboll, dyqani luksoz i refuzon hyrjen

Një ngjarje e papritur ndodhi për Jennifer Lopez, në një nga qendrat tregtare më luksoze të Stambollit. Këngëtares së famshme iu refuzua hyrja nga stafi...

“Nëna më e keqe e Australisë” merr mbi 1 milion euro dëmshpërblim

Kathleen Folbigg, gruaja që u cilësua dikur si “nëna më e keqe e Australisë”, do të përfitojë një dëmshpërblim prej mbi 1 milion euro...

Lajme të tjera

Web TV