Konfirmohen 6 raste me fruth në Durrës, apeli i institucioneve shëndetësore: Vaksinohuni!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka arritur në gjashtë numri i rasteve të diagnosfikuara me fruth në Durrës.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për News24 se bëhet fjalë për persona me lidhje të ngushtë familjare dhe kryesisht të grupmoshave të vogla.
“Më së shumti pacientët e prekur janë fëmijë. Ajo që konfirmohet është lidhja e ngushtë familjare mes të gjithë pacientëve. Ajo që është shumë shqetësuese është se janë të gjithë të pavaksinuar. Aktualisht kanë një gjendje të stabilizuar mjekësore në banesë, ku janë izoluar për të evituar kontaktet e vazhdueshme me persona të tjerë”,–thotë për “Neës 24”, drejtoresha e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, Aurora Hyka.

Në këto raste nevojitet një bashkëpunim i ngushtë i të gjitha strukturave shëndetësorë, por edhe familjarëve të pacientëve të sëmurë për të zbuluar të gjithë zinxhirin e kontakteve që ata kanë pasur. Sipas drejtoreshës Hyka është kryer i gjithë hetimi epidemiologjik.
“Kemi pritur një bashkëpunim edhe më të plotë me familjarët, por me këmbënguljen e të gjitha strukturave shëndetësore kemi arritur që ta marrim të gjithë informacionin, të bëjmë ndjekjen e tyre, të dërgohen në ISHP mostrat e gjakut si dhe tamponët nazofaringalë për të bërë një vlerësim dhe diagnostikim të plotë të situatës.”

Të 6 rastet e prekura nga fruthi në Durrës kanë lënë mjediset spitalore.

 

11 rastet e prekura me fruth në Durrës dhe Tiranë u konfirmuan një ditë më parë nga Instituti i Shëndetit Publik.

Rastet me këtë virus në vendin tonë konfirmohen pas alarmit të dhënë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, se në gjithë Evropën po rriten rastet me fruth. OBSH u bën thirrje vendeve që të kryejnë urgjentisht fushata vaksinimi. I njëjti apel bëhet edhe nga autoritetet shëndetësore në Durrës.

Lexo edhe :  Foshnjat e para në botë me ADN nga tre prindër lindin pa sëmundje të trashëguara

“Nevojitet bashkëpunim dhe respektim i aplikimit të vaksinave të cilat janë absolutisht shumë të detyrueshme dhe të nevojshme për të gjithë ne”,– thotë Hyka.

Fruthi është një infeksion viral i sistemit respirator dhe një nga sëmundjet më ngjitëse në botë. Ai përhapet nga kollitja dhe teshtitja, si dhe kontakti i afërt ose i drejtpërdrejtë. Virusi shkakton temperaturë të lartë, ethe, rrjedhje hundësh, kollë, sy të skuqur dhe të përlotur dhe njolla të vogla të bardha në mukozën që vesh zgavrën e gojës./E.T

Të fundit

Horoskopi ditor, 22 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Megjithë disa keqkuptime në marrëdhëniet në çift, do të jeni të durueshëm dhe do të përpiqeni ta bëni...

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria bëhet” mes Endri Shabanit dhe...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Lajme të tjera

Web TV