Liderja e partisë gjermane kërcënon BE-në: Gjermania jashtë unionit…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Nëse kërcënimet e kryetares së partisë gjermane të ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë, Alice Videl, për daljen e Gjermanisë nga BE bëhen realitet,  atëherë BE-ja ka vdekur” është kjo ajo çfarë shkruajnë mediat.

Videl ka deklaruar se nëse partia e saj, e cila po rritet vazhdimisht në popullaritet, fiton zgjedhjet, ajo do të kërkojë një referendum për daljen nga Bashkimi Evropian. Ajo ende mendon se AfD nuk do të vijë në pushtet në Gjermani para vitit 2029, por këmbëngul se roli i ardhshëm i AfD-së në qeveri është i pashmangshëm.

Megjithatë, në Gjermani është në fuqi një marrëveshje që parandalon çdo formë koalicioni apo bashkëpunimi të AfD-së me partitë e tjera.

“Gjermania është zemra e Bashkimit Evropian, është e pamundur të imagjinohet BE-ja pa Gjermaninë. Unë mendoj se kjo është arsyeja pse partitë kryesore gjermane janë me përkushtim pro-evropiane dhe thjesht nuk debatojnë për nevojën për të qëndruar në komunitetin e kombeve evropiane”, shkruan portali kroat.

“Gjermanët, të cilët njihen si eurofile, janë gjithashtu fuqimisht në favor të idesë së BE-së”, sipas një sondazhi të kryer nga Konrad Adenauer, një institut i lidhur me partinë kryesore opozitare të qendrës së djathtë CDU. Në përgjigje të pyetjes hipotetike për daljen e mundshme të Gjermanisë nga BE-ja, nje tjetër analist thekson se skenari është joreal, por nëse kjo ndodh, BE-ja do ta kishte të vështirë të mbijetonte pa Gjermaninë./E.T

Të fundit

“The Guardian”: Sulmi i Donald Trump ndaj Iranit, akt i paligjshëm dhe i pamatur

Presidenti amerikan Donald Trump zgjodhi luftën me urdhër të Izraelit. Ai mund të imagjinojë se ka arritur një fitore...

Shqipëria e fundit për pastërtinë e ujërave natyrorë

Pushimet e verës po afrojnë dhe për t’u ofruar pushuesve informacione lidhur me pastërtinë e ujërave të deteve, të liqeneve apo të lumenjve Agjencia...

A ka fuqi Irani, të hakmerret ndaj SHBA?

Nga Frank Gardner, BBC Me fjalë, Irani është përgjigjur ashpër ndaj sulmeve ajrore të SHBA-ve ndaj tre prej objekteve të saj bërthamore duke premtuar për...

Sulmet Iran-Izrael, evakuohen nga Izraeli 4 qytetarë të tjerë shqiptarë

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka bërë me dije se 4 qytetarë të tjerë shqiptarë janë evakuuar nga Izraeli. Ministri bën me dije se evakuimi i dy...

Arabët kërkojnë Berat Gjimshitin, ofrojnë miliona euro për shqiptarin

Disa lojtarë të përfaqësueses tonë po shqyrtojnë ofertat e ardhura në treg, me shpresën se sezonin e ri do të paguhen më mirë, por...

Lajme të tjera

Web TV