Pas 70 vitesh, Arabia Saudite hap lokalin e parë me alkool

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arabia Saudite ka deklaruar se do të hapë një dyqan në Riad për t’i shitur alkool një grupi të zgjedhur emigrantësh jomuslimanë, i pari që hapet në më shumë se 70 vjet.

Klientela do të kufizohet në personelin diplomatik, i cili prej vitesh ka importuar pije alkoolike në pako zyrtare të mbyllura, të njohura si thasë diplomatikë. Zyrtarët sauditë thanë se dyqani do të kundërshtonte “tregtinë e paligjshme të alkoolit”, raporton BBC.

Ndalimi ka qenë ligj që nga viti 1952, pasi një nga djemtë e mbretit Abdulaziz vrau në gjendje të dehur një diplomat britanik. Dyqani i ri do të vendoset në lagjen Diplomatike të Riadit në perëndim të qendrës së qytetit, sipas një dokumenti të parë nga agjencitë e lajmeve AFP dhe Reuters.

Një burim i tha Reuters se dyqani pritej të hapej brenda javësh. Megjithatë, do të ketë kufizime, si: Personat duhet të regjistrohen paraprakisht dhe të marrin leje nga qeveria, askush nën 21 vjeç nuk do të lejohet në dyqan./E.T

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV