Fuqia punëtore, operatorët turistikë kthejnë sytë nga shkollat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Turizmi është një sektor kyç në ekonominë e Durrësit, por shpeshherë sfidohet nga mungesa e punëtorëve.

Kjo vështirësi është e ndjeshme sidomos gjatë periudhave të sezonit turistik, kur kërkesa për shërbim është në rritje.

Zgjidhjen operatorët turistik krahas punëtorëve të importuar kryesisht nga vendet aziatike, e shohin te institucionet  arsimore  të vendit tonë për të siguruar forcë punëtore.

“Është një kërkesë e kahershme e jona qoftë për studentët apo për nxënësit e shkollave profesionale të cilët janë një krah pune i fortë në sezonin turistik. Që universitetet të përfundojnë të gjithë provimet, të gjithë kursin vjetor në qershor për ne është një gjë shumë e mirë sepse është koha e mjaftueshme për të punuar part-time.”

Shtimi i numrit të turistëve të huaj dhe vendas, ka nxitur strukturat e hoteri-turizmit të shtojnë kapacitet akomoduese si dhe të rrisin standartin e shërbimit.

“Këtë vit të gjithë strukturat trustike kanë marrë masat për të shtuar kapacitetet, për të rritur standartet e shërbimit, për të marrë punëtorë më të kualifikuar qoftë vendas apo të huaj dhe për të eleminuar ato gojëdhëna që flietet se a do ta përballojë Shqipëria fluksin e madh turistik që pritet të vijë këtë vit. Unë them se Shqipëria është gati për të përballuar çdo lloj fluksi turistik duke pasur parasysh anën profesionale që të gjithë turistët vijnë me pronotim.”

Por, a janë gati strukturat turistike për të pritur fluksin e turistëve, prenotimet e të cilëve kanë nisur që vitin e kaluar.

“Pronotimet kanë nis që në 2023 për 2024 dhe ky është problem edhe i yni, por edhe i agjencive turiste që janë ndërmjetës tanët me trusitët e huaj, kështu që ka filluar dhe kemi pak vështirësi me kursin e Euros që mezi po e rikuperojmë, por themi që do jemi pak a shumë në ato çmime dhe oferta jonë turistike krahasuar me rajonin mendojmë që do të jetë gjithmonë më e mirë.”

Sezonin e kaluar Durrësi u vizitua nga një numër rekord turistësh të huaj, ndërsa sezoni i ardhëm sipas parashikimeve pritet të sjellë akoma edhe më shumë./   S.M

Të fundit

Kroatët bojkotojnë blerjet për shkak të rritjes së çmimeve

Shitjet në Kroaci ranë më 24 janar pas një bojkoti mbarëkombëtar të blerjeve, në shenjë proteste për rritjen e çmimeve të...

3.73 mln zgjedhës kanë të drejtë të votojnë, por rreth 1 milion s’kanë mundësi të votojnë

Eduard Zaloshnja Kushtetuta e Shqipërisë parashikon që çdo shtetas shqiptar në moshën 18 vjeç e sipër ka të drejtën të votojë, në qoftë se kjo e...

352 shkolla mbyllen në Bangkok për shkak të ndotjes së ajrit

Më shumë se 352 shkolla janë mbyllur sot në kryeqytetin e Tajlandës, Bangkok për shkak të ndotjes së ajrit. Sipas të dhënave të IQAir, Bangkoku renditet...

Kinezët po përgatiten për ardhjen e Vitit të Gjarprit, mes shqetësimeve për ekonominë

Miliona kineze mbushën stacionet e trenave dhe aeroportet në Kinë sot, teksa kthehen në vendlindjet e tyre për të festuar Vitin e Ri Hënor...

Izraelitët marrin Onkologjikun, Rama: Bashkë menaxhim pas situatës me mjekët kriminelë

Plagët e krijuara në imazhin e Qeverisë nga skandalet e muajve të fundit në menaxhimin e Spitalit Onkologjik, Kryeministri duket se po tenton t’i...

Lajme të tjera

Web TV