Mentor HOXHA, Paris
Viti 2024 nisi mbarë në Francë për kinematografinë shqiptare. Në “Festival du film court francophone” (Festivali i filmit të shkurtër frankofon) që u hap më 24 janar në Lyon, në Cinéma Les Amphis, Vaulx-en-Velin, Shqipëria & Kosova ishin në vendin e nderit me 4 filma artistikë ku interpretojnë aktorë të njohur, disa prej të cilëve me një karrierë të pasur artistike në Francë dhe në vendet frëngjishtfolëse si Belgjika, Zvicra etj. si Arben Bajraktari, Flonja Kodheli, Luana Bajrami, Ermela Teli etj. Filmat e mbrëmjes shqiptare që u ndoqën nga shumë shqiptarë dhe francezë ishin: “Ka me kalu”, “Wicked Game” (Lojë e ligë), “A short Trip” (Një udhëtim i shkurtër) dhe Maison (Shtëpija). Filmi “Ka me kalu” është një film fiction, i prodhuar në 2022 nga Velvet Film. Drejtoreshë: Flonja Kodheli, skenari: Flonja Kodheli dhe Leenda Mamosa, interpretojnë: Ilire Vinca, Flonja Kodheli, Mathilde Rault, Denis Laujol, Sebastian Moradillos, Zenel Laci, Serge Hologne, Thibaut Wauthelet. Ky film i realizuar me ndihmën e Federatës Wallonia të Brukselit është një bashkëprodhim i RTBF dhe Tax Shelter. Në 28 minuta e 18 sekonda paraqet një dramë familjare. Stela shqiptare kthehet në Bruksel tek nëna e saj Maria për të marrë pjesë në varrimin e gjyshes së saj. Ajo e kupton shpejt se mamaja e saj është më shumë e torturuar nga frika sesa nga vajtimi. Fjalët dhe propozimet e saj duken të ngatërruara dhe komentet e saj absurde dhe paranojake. Traumat nga e kaluara rishfaqen dhe pushtojnë jetën e tyre. Stela dhe Maria janë personazhet protagonistë dhe interpretohen nga dy aktore të njohura, Ilire Vinca nga Kosova dhe Flonja Kodheli nga Shqipëria.
Filmi “Wicked Game” është një film fiction i realizuar nga aktorja, regjisorja dhe skenaristja e njohur, Ermela Teli. Ky film zgjat 25 minuta dhe përshkruan gënjeshtra dhe lojëra tavoline sy më sy, ku dyshimi dhe e vërteta vihen në pikëpyetje. Gënjeshtra dhe bixhozi qëndrojnë ballë për ballë me dyshimin dhe të vërtetën. Në role kryesore janë: Eglantina Cenomeri, Andrea Pepi, Taulant Zharri, Elois Le Petit.
Filmi “A short trip” (2023) është një film artistik shqiptar i realizuar në 2023 nga regjisori dhe skenaristi, Erenik Beqiri. Ky film zgjat 17 minuta dhe trajton dramën e emigracionit shqiptar në Francë. Mira dhe Klodi, një çift i ri shqiptar, mbërrijnë në Marsejë me një mision vendimtar. Mira duhet të martohet me një francez për 5 vjet në këmbim të parave, për të marrë nënshtetësinë franceze. Atëherë ata do të duhet të zgjedhin burrin e duhur për të dhe të mësojnë të shkëputen nga njëri-tjetri. Ndërsa përballen me një takim fatal dhe një dhomë plot me burra koha po mbaron. Të përballur me urgjencën e zgjedhjes së tyre, ata duhet të përballen gjithashtu me nevojën në rritje për të lënë të lirë njëri-tjetrin. Rrëfimi, i endur me dashuri, sakrificë dhe ndarje, është një vëzhgim personal i një brezi të gatshëm të shkëmbejë vitet e tyre më të bukura për një të ardhme të paparashikueshme. Në rolet kryesore janë Luana Bajrami, Tristan Halilaj, Arben Bajraktaraj dhe Walid Afkir. Partnerë dhe mbështetës janë: Qendra Kombëtare për Kinemanë dhe Imazhet e Animuara, Rajoni Provence-Alpes-Côte d’Azur dhe Ambasada Franceze në Shqipëri.
Filmi “Maison” (2023) është një film 7 minutësh i realizuar nga regjisorja kosovare Flaka Kokolli. Këto filma në shqip të dubluar në frëngjiisht u shfaqën për 2 orë e 30 minuta, nga ora 20:00 – 22:30. Në sallën e mbushur plot, ishin edhe protagonistët e dy filmave të parë, Flonja Kodheli dhe Ermela Teli. Pas shfaqjes së filmave, ata iu përgjigjen pyetjeve nga moderatori i Festivalit dhe personave nga salla. Në fund, aktorë e spektatorë u bashkuan në një koktej. Ftesën time për një intervistë për gazetën ditore “Fjala”, Ermela dhe Flonja e pritën me shumë dëshirë.
Flonja Kodheli dhe Ermela Teli, krenaria e diasporës shqiptare
Flonja Kodheli dhe Ermela Teli janë dy aktore me një karrierë shumë të pasur artistike. Ata kanë ndërtuar jetën e tyre jashtë Shqipërisë. Flonja jeton në Bruksel, Ermela në Lozanë të Zvicrës.
Flonja Kodheli është aktore dhe pianiste. Pjesmarrëse në dhjetra festivale kombëtare e ndërkombëtare të filmit, veçohet Festivali Ndërkombëtar i Kanës (2013). U bë e njohur në Francë për rolin në filmin francez “Jashtë mureve”. Ka interpretuar dhe në filmat “Helvetica” (2019), “Souviens-toi” (2017), “Vierge sous serment” (2015) etj.
Në Shqipëri u njoh me rolin e Martës në filmin artistik me metrazh të gjatë “Amsterdam ekspres” (2013, regjisor Fatmir Koçi). Më pas luan Julin, rol kryesor te filmi “Bota” (2014, regjisorë: Iris Elezi & Tomas Logoreci) përkrah aktores së madhe Tinka Kurti.
Ky film mori çmimin “Filmi më i mirë” në seksionin “East of the West” në Festivalin e Karlvy Vary-t në Çeki. Spikati edhe me rolin e Lilës te filmi “Vergine giurata” (Virgjëreshat/ burrneshat e betuara) të regjisores italiane Laura Bispuri, sipas romanit “Hana” të shkrimtares shqiptare, Elvira Dones. Ky film ishte kandidat për çmimin “Ariu i Artë” në Festivalin e Filmit të Berlinit (5-15 shkurt 2015) dhe u përzgjodh për çmimin “Oscar”. Ky film italian-zviceran-shqiptar-kosovar bën fjalë për Hanën, një grua të re në malësitë e veriut të Shqipërisë, e cila në traditën e vjetër të kësaj zone, “bëhet burrë” me emrin Mark, gjegjësisht “burrneshë” për të gëzuar liritë që në rrethin ku ajo jeton, janë të rezervuara vetëm për meshkujt. Më vonë Marku shndërrohet sërish në Hanë.
Flonja ka marrë disa çmime, veçohet çmimi në Festivalin Ndërkombëtar “Festival des Sudosteuropaischen Films” (Berlin, 10-13 qershor 2015) për rolin në filmin “Symposium” dhe çmimi “Aktorja më e mirë” në Paris në South East Europian Film Festival” (2016) për rolin e Julit në filmin “Bota”. Flonja ka lindur në Tiranë. Në vitin 2013 fitoi rolin kryesor në filmin “Bota” të Thomas Logorecit dhe Iris Elezit.
Më pas luajti në filmat “Virgjëresha”, “Rimetti a noi i nostri debiti” nga Antonio Morabito, “Exil” nga Bisar Morina, në “Helvetica”, seriali i Romain Graf. Filmi “Ka me kalu” është filmi i saj i parë artistik me metrazh shkurtër si autor – regjisor, film i nderuar me çmime në Francë, si Grand Prix dhe Çmimi i Publikut (Le Court en dit long festival 2022, Paris). Flonja ka qenë anëtar jurie në disa festivale ndërkombëtare filmi. Së fundmi ishte në jurinë e “Festival du film court francophone” në Lyon. Biografia e saj artistike dhe çmimet e shumta që ka marrrë nuk i nxënë as disa faqe gazete.
Ermela TELI është regjisore, skenariste, producente dhe aktore e njohur. Ka lindur më 1981 në Tiranë. Nga viti 2016 banon familjerisht në Lozanë të Zvicrës dhe punon si skenariste dhe regjisore filmi. Në 2004 merr një diplomë për aktrim, dhe në 2015 merr një Master shkencor në televizion dhe film pranë Universitetit të Arteve në Tiranë.
Ka interpretuar në disa filma artistikë shqiptarë me metrazh të gjatë dhe të shkurtër, si dhe ka realizuar mbi 10 filma dokumentarë dhe video instalacione që janë prezantuar në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare filmi. Rolin e parë kinematografik e ka në moshën 18 vjeçare në filmin artistik me metrazh të gjatë “Tirana, Viti 0” (1999, regjisor: Fatmir Koçi). Në këtë film ka rolin e Klarës dhe luan përkrah një kasti të shquar aktorësh, si Robert Ndrenika, Rajmonda Bulku, Birçe Hasko, Fatos Sela etj. Ky film ishte pjesëmarrës në Festivalin e Venecias. Pas këtij filmi, ka interpretuar në 7 filma artistikë me metrazh të gjatë si, “Një ditë e mrekullueshme” (2002), Lettere al vento – Letra ere (2003, regjisor: Edmond Budina), Littorale (2004), Etjet e Kosovës (2006, Fleta, regjisor: Sunaj Raca), Eduart (2006), Sekretet (2008). Filmi “Etjet e Kosovës” që ka një kast të shkëlqyer aktorësh, është prezantuar në disa festivale ndërkombëtare dhe është nderuar me çmime. Pas vitit 2009 u mor me regjisurë dhe skenare duke realizuar filma me metrazh të shkurtër, filma dokumentarë apo video instalacione. Ka realizuar këto filma si regjisore dhe skenariste: Ried Field (Fushat e kuqe, 2021, film i shkurtër artistik i mbështetur nga Zyra Federale për Kulturë e Zvicrës), Visualise the invisible (2014, film dokumentar, prodhim i Swedish Art Agency), Evolucioni i botës së gjallë (2014, dokumentar, 14’), Mali i dashurisë (2013, dokumentar, 24’, ky film përfaqësoi Shqipërinë në festivalin Cinema du Monde, Rouen, France), Mali i dashurisë (dokumentar, 2013), Anije të mbytura (2013, dokumentar, 10’), Arkitektura e trishtimit (2012, 13’, T.I.C.A), Lojë e ligë (2012, film artistik, 25’), Homazh (2010, 13’), Dëgjojmë atë që shohim (2010, dokumentar, 6’), Shihemi (2009), Dashuri në grurë (2006), Non e colpa mia (Film i shkurtër, regjia Ermela Teli, Moreno Benigno, Romë), “A political care” (Dokumentar mbi jetën e Komunitetit rom në Tiranë, Art Agent-Swedish Production në bashkëpunim me The Europian Union Culture Program), Një ditë në shkollën Luigj Gurakuqi (Art Agent-Swedish Production në bashkëpunim me The Europian Union Culture Program), Vajza me Suicase (Aktorë: Flonja Kodheli & Neritan Liçaj), Autistic Symphony (Audio installation), Giass si armë (ekspozitë fotografike, Onufri, 2015-16), Muri (Videoinstalacion, Onufri XXI), Wall (Video, Onufri XXI) etj.
Viti 2024 nisi mbarë në Francë për kinematografinë shqiptare. Në “Festival du film court francophone” (Festivali i filmit të shkurtër frankofon) që u hap më 24 janar në Lyon, në Cinéma Les Amphis, Vaulx-en-Velin, Shqipëria & Kosova ishin në vendin e nderit me 4 filma artistikë ku interpretojnë aktorë të njohur, disa prej të cilëve me një karrierë të pasur artistike në Francë dhe në vendet frëngjishtfolëse si Belgjika, Zvicra etj. si Arben Bajraktari, Flonja Kodheli, Luana Bajrami, Ermela Teli etj. Filmat e mbrëmjes shqiptare që u ndoqën nga shumë shqiptarë dhe francezë ishin: “Ka me kalu”, “Wicked Game” (Lojë e ligë), “A short Trip” (Një udhëtim i shkurtër) dhe Maison (Shtëpija). Filmi “Ka me kalu” është një film fiction, i prodhuar në 2022 nga Velvet Film. Drejtoreshë: Flonja Kodheli, skenari: Flonja Kodheli dhe Leenda Mamosa, interpretojnë: Ilire Vinca, Flonja Kodheli, Mathilde Rault, Denis Laujol, Sebastian Moradillos, Zenel Laci, Serge Hologne, Thibaut Wauthelet. Ky film i realizuar me ndihmën e Federatës Wallonia të Brukselit është një bashkëprodhim i RTBF dhe Tax Shelter. Në 28 minuta e 18 sekonda paraqet një dramë familjare. Stela shqiptare kthehet në Bruksel tek nëna e saj Maria për të marrë pjesë në varrimin e gjyshes së saj. Ajo e kupton shpejt se mamaja e saj është më shumë e torturuar nga frika sesa nga vajtimi. Fjalët dhe propozimet e saj duken të ngatërruara dhe komentet e saj absurde dhe paranojake. Traumat nga e kaluara rishfaqen dhe pushtojnë jetën e tyre. Stela dhe Maria janë personazhet protagonistë dhe interpretohen nga dy aktore të njohura, Ilire Vinca nga Kosova dhe Flonja Kodheli nga Shqipëria.
Filmi “Wicked Game” është një film fiction i realizuar nga aktorja, regjisorja dhe skenaristja e njohur, Ermela Teli. Ky film zgjat 25 minuta dhe përshkruan gënjeshtra dhe lojëra tavoline sy më sy, ku dyshimi dhe e vërteta vihen në pikëpyetje. Gënjeshtra dhe bixhozi qëndrojnë ballë për ballë me dyshimin dhe të vërtetën. Në role kryesore janë: Eglantina Cenomeri, Andrea Pepi, Taulant Zharri, Elois Le Petit.
Filmi “A short trip” (2023) është një film artistik shqiptar i realizuar në 2023 nga regjisori dhe skenaristi, Erenik Beqiri. Ky film zgjat 17 minuta dhe trajton dramën e emigracionit shqiptar në Francë. Mira dhe Klodi, një çift i ri shqiptar, mbërrijnë në Marsejë me një mision vendimtar. Mira duhet të martohet me një francez për 5 vjet në këmbim të parave, për të marrë nënshtetësinë franceze. Atëherë ata do të duhet të zgjedhin burrin e duhur për të dhe të mësojnë të shkëputen nga njëri-tjetri. Ndërsa përballen me një takim fatal dhe një dhomë plot me burra koha po mbaron. Të përballur me urgjencën e zgjedhjes së tyre, ata duhet të përballen gjithashtu me nevojën në rritje për të lënë të lirë njëri-tjetrin. Rrëfimi, i endur me dashuri, sakrificë dhe ndarje, është një vëzhgim personal i një brezi të gatshëm të shkëmbejë vitet e tyre më të bukura për një të ardhme të paparashikueshme. Në rolet kryesore janë Luana Bajrami, Tristan Halilaj, Arben Bajraktaraj dhe Walid Afkir. Partnerë dhe mbështetës janë: Qendra Kombëtare për Kinemanë dhe Imazhet e Animuara, Rajoni Provence-Alpes-Côte d’Azur dhe Ambasada Franceze në Shqipëri.
Filmi “Maison” (2023) është një film 7 minutësh i realizuar nga regjisorja kosovare Flaka Kokolli. Këto filma në shqip të dubluar në frëngjiisht u shfaqën për 2 orë e 30 minuta, nga ora 20:00 – 22:30. Në sallën e mbushur plot, ishin edhe protagonistët e dy filmave të parë, Flonja Kodheli dhe Ermela Teli. Pas shfaqjes së filmave, ata iu përgjigjen pyetjeve nga moderatori i Festivalit dhe personave nga salla. Në fund, aktorë e spektatorë u bashkuan në një koktej. Ftesën time për një intervistë për gazetën ditore “Fjala”, Ermela dhe Flonja e pritën me shumë dëshirë.
Flonja Kodheli dhe Ermela Teli, krenaria e diasporës shqiptare
Flonja Kodheli dhe Ermela Teli janë dy aktore me një karrierë shumë të pasur artistike. Ata kanë ndërtuar jetën e tyre jashtë Shqipërisë. Flonja jeton në Bruksel, Ermela në Lozanë të Zvicrës.
Flonja Kodheli është aktore dhe pianiste. Pjesmarrëse në dhjetra festivale kombëtare e ndërkombëtare të filmit, veçohet Festivali Ndërkombëtar i Kanës (2013). U bë e njohur në Francë për rolin në filmin francez “Jashtë mureve”. Ka interpretuar dhe në filmat “Helvetica” (2019), “Souviens-toi” (2017), “Vierge sous serment” (2015) etj. Në Shqipëri u njoh me rolin e Martës në filmin artistik me metrazh të gjatë “Amsterdam ekspres” (2013, regjisor Fatmir Koçi). Më pas luan Julin, rol kryesor te filmi “Bota” (2014, regjisorë: Iris Elezi & Tomas Logoreci) përkrah aktores së madhe Tinka Kurti. Ky film mori çmimin “Filmi më i mirë” në seksionin “East of the West” në Festivalin e Karlvy Vary-t në Çeki. Spikati edhe me rolin e Lilës te filmi “Vergine giurata” (Virgjëreshat/ burrneshat e betuara) të regjisores italiane Laura Bispuri, sipas romanit “Hana” të shkrimtares shqiptare, Elvira Dones. Ky film ishte kandidat për çmimin “Ariu i Artë” në Festivalin e Filmit të Berlinit (5-15 shkurt 2015) dhe u përzgjodh për çmimin “Oscar”. Ky film italian-zviceran-shqiptar-kosovar bën fjalë për Hanën, një grua të re në malësitë e veriut të Shqipërisë, e cila në traditën e vjetër të kësaj zone, “bëhet burrë” me emrin Mark, gjegjësisht “burrneshë” për të gëzuar liritë që në rrethin ku ajo jeton, janë të rezervuara vetëm për meshkujt. Më vonë Marku shndërrohet sërish në Hanë. Flonja ka marrë disa çmime, veçohet çmimi në Festivalin Ndërkombëtar “Festival des Sudosteuropaischen Films” (Berlin, 10-13 qershor 2015) për rolin në filmin “Symposium” dhe çmimi “Aktorja më e mirë” në Paris në South East Europian Film Festival” (2016) për rolin e Julit në filmin “Bota”. Flonja ka lindur në Tiranë. Në vitin 2013 fitoi rolin kryesor në filmin “Bota” të Thomas Logorecit dhe Iris Elezit. Më pas luajti në filmat “Virgjëresha”, “Rimetti a noi i nostri debiti” nga Antonio Morabito, “Exil” nga Bisar Morina, në “Helvetica”, seriali i Romain Graf. Filmi “Ka me kalu” është filmi i saj i parë artistik me metrazh shkurtër si autor – regjisor, film i nderuar me çmime në Francë, si Grand Prix dhe Çmimi i Publikut (Le Court en dit long festival 2022, Paris). Flonja ka qenë anëtar jurie në disa festivale ndërkombëtare filmi. Së fundmi ishte në jurinë e “Festival du film court francophone” në Lyon. Biografia e saj artistike dhe çmimet e shumta që ka marrrë nuk i nxënë as disa faqe gazete.
Ermela TELI është regjisore, skenariste, producente dhe aktore e njohur. Ka lindur më 1981 në Tiranë. Nga viti 2016 banon familjerisht në Lozanë të Zvicrës dhe punon si skenariste dhe regjisore filmi. Në 2004 merr një diplomë për aktrim, dhe në 2015 merr një Master shkencor në televizion dhe film pranë Universitetit të Arteve në Tiranë. Ka interpretuar në disa filma artistikë shqiptarë me metrazh të gjatë dhe të shkurtër, si dhe ka realizuar mbi 10 filma dokumentarë dhe video instalacione që janë prezantuar në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare filmi. Rolin e parë kinematografik e ka në moshën 18 vjeçare në filmin artistik me metrazh të gjatë “Tirana, Viti 0” (1999, regjisor: Fatmir Koçi). Në këtë film ka rolin e Klarës dhe luan përkrah një kasti të shquar aktorësh, si Robert Ndrenika, Rajmonda Bulku, Birçe Hasko, Fatos Sela etj. Ky film ishte pjesëmarrës në Festivalin e Venecias. Pas këtij filmi, ka interpretuar në 7 filma artistikë me metrazh të gjatë si, “Një ditë e mrekullueshme” (2002), Lettere al vento – Letra ere (2003, regjisor: Edmond Budina), Littorale (2004), Etjet e Kosovës (2006, Fleta, regjisor: Sunaj Raca), Eduart (2006), Sekretet (2008). Filmi “Etjet e Kosovës” që ka një kast të shkëlqyer aktorësh, është prezantuar në disa festivale ndërkombëtare dhe është nderuar me çmime. Pas vitit 2009 u mor me regjisurë dhe skenare duke realizuar filma me metrazh të shkurtër, filma dokumentarë apo video instalacione. Ka realizuar këto filma si regjisore dhe skenariste: Ried Field (Fushat e kuqe, 2021, film i shkurtër artistik i mbështetur nga Zyra Federale për Kulturë e Zvicrës), Visualise the invisible (2014, film dokumentar, prodhim i Swedish Art Agency), Evolucioni i botës së gjallë (2014, dokumentar, 14’), Mali i dashurisë (2013, dokumentar, 24’, ky film përfaqësoi Shqipërinë në festivalin Cinema du Monde, Rouen, France), Mali i dashurisë (dokumentar, 2013), Anije të mbytura (2013, dokumentar, 10’), Arkitektura e trishtimit (2012, 13’, T.I.C.A), Lojë e ligë (2012, film artistik, 25’), Homazh (2010, 13’), Dëgjojmë atë që shohim (2010, dokumentar, 6’), Shihemi (2009), Dashuri në grurë (2006), Non e colpa mia (Film i shkurtër, regjia Ermela Teli, Moreno Benigno, Romë), “A political care” (Dokumentar mbi jetën e Komunitetit rom në Tiranë, Art Agent-Swedish Production në bashkëpunim me The Europian Union Culture Program), Një ditë në shkollën Luigj Gurakuqi (Art Agent-Swedish Production në bashkëpunim me The Europian Union Culture Program), Vajza me Suicase (Aktorë: Flonja Kodheli & Neritan Liçaj), Autistic Symphony (Audio installation), Giass si armë (ekspozitë fotografike, Onufri, 2015-16), Muri (Videoinstalacion, Onufri XXI), Wall (Video, Onufri XXI) etj.