Shakaja në Snapchat i kushton rëndë studentit, detyrohet të paguajë 120 mijë dollarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shaka mes miqsh në rrjetin social Snapchat po i kushton rëndë një studenti 18-vjeçar me origjine indiane. Më saktë, ai detyrohet të paguajë 120.000 dollarë për shakanë pa kripë kur u përfshinë edhe dy avionë luftarake F18 teksa akuzohet sa ka prishur qetësinë publike.

Aditya Verma ishte 18 vjeç dhe miqtë e tij udhëtuan me avioni e linjës easyJet nga Londra për  ishullin spanjoll të Menorca në korrik 2022. Para fluturimit, i riu u shkroi miqve se ishte rrugës për ta hedhur në erë avionin dhe se ishte pjesëtar i talebanëve. Autoritetet në Mbretërisë së Bashkuar gjurmuan mesazhin përmes Wi-Fi të aeroportit, më pas informuan menjëherë homologët e tyre spanjollë ndërsa pasagjeri Verma me shokët ishin duke udhëtuar me avion ne drejtim të Spanjës.

Forcat Ajrore Spanjolle ngiten dy avionë luftarake F-18, te cilët e shoqëruan avionin deri në uljen e sigurt të tij në Menorca.

Me tu kthyer ne Britani ku jeton djali u mor ne pyetje nga agjencitë e inteligjënces M15 dhe M15, me pas djali u lirua me kusht. Sipas mediave spanjolle studenti i ekonomikut Verma tha se nuk kishte qellim të bënte keq dhe se kishte bere një shaka në një chat mes miqsh, unë doja vetëm t’i bëja të qeshnin tha djali për shkak te ngjashmërisë fizike me talebanët.

Policia tha gjatë seancës gjyqësore se ne telefonin e te riut nuk gjetën asgjë me interes që ta lidhte me radikalizmin xhihadist

Ndaj studenti nuk janë ngritur akuza për terrorizëm dhe nuk rrezikon burgim, por në Britani ai mund të gjobitet me 22 500 euro. Përveç kësaj shume ministria e mbrojtjes spanjolle ka kërkuar prej studentit 95 mije euro pasi u detyrua të çojë në mision dy avionë F18./e.t

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV