Zbulohen detaje të tjera për vrasjen e Bledar Dedjas/ Gruaja punësoi dedektiv privat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kjo është pista në të cilën janë fokusuar hetuesit, të cilët zbulimin e misterit të vrasjes së 39-vjeçarit shqiptar, i cili raportohet se bënte një jetë të dyfishtë, shkruan media italiane Il Gazzettino.

Gruaja e tij kishte punësuar një dedektiv privat gjithashtu disa vite më parë pasi dyshonte se i shoqi po e tradhtonte dhe donte të zbulonte të vërtetën.

Marrëdhënia e tyre ishte ftohur edhe pse asnjëri prej tyre nuk kishte vendosur t’i jepte fund, ndoshta për të shmangur pasojat për dy fëmijët e tyre të vegjël.

Hetuesit janë fokusuar në rrethin e njohjeve të kopshtarit shqiptar, po shqyrtojnë bisedat e tij, profilet në rrjetet sociale, tabulatet e telefonit por edhe klubet ​​që ai frekuentonte.

Karabinierët kanë marrë në pyetje rreth 30 persona, duke përfshirë miqtë dhe të afërmit e viktimës, i cili u godit me thikë të shtunën pasdite në pyllin e Paderno del Grappa dhe u gjet mëngjesin e së dielës (21 Janar) nga një mik i tij me të cilin kishte lënë një takim për të shkuar për peshkim.

39-vjeçarit u gjet me pantallona dhe të brendshme të hequra. Vendndodhja e krimit është një vend i frekuentuar për takime romantike dhe mënyra se si ai u godit me mbi 20 herë me thikë (përfshirë atë fatale në mushkëri) çuan menjëherë në dyshimin për një krim pasioni.

Për të zgjidhur misterin, hetuesit kanë kqyrur kamerat e sigurisë punlike dhe private që po ekzaminohen. Pamjetmund të jenë vendimtare për të kuptuar se me kë po takohej Dedja.

Hetuesit besojnë se kopshtari shqiptar mund të jetë futur në kurth nga personi me të cilin kishte rregulluar takimin për të kryer marrëdhënie seksuale.

Lexo edhe :  Vlorë/ Hyri për t’u larë në det, ndërron jetë 59-vjeçarja!

Dhe se pikërisht në ato momente intime është sulmuar nga pas nga një person tjetër për çështje nderi./e.t

Të fundit

Ndryshova mendje për ndalimin e bombës, por kërcënimi i luftës bërthamore po rritet

Edhe pse armët që kam kundërshtuar dikur janë ende tmerruese, dyshoj se mund të çarmatosemi në mënyrë të njëanshme....

“Rrjet” mashtruesish në Tiranë, po kërkohen 108 persona për krime kibernetike

Të paktën dy qytetarë në ditë denoncojnë në Policinë e Tiranës apo pranë Krimit Kibernetik se kanë rënë pre e mashtrimit kompjuterik. Por, ka...

Fluks në pikën kufitare të Kapshticës, pala shqiptare punon me 6 sportele

Fluks në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës në Korçë. Dhjetëra mjete që vijnë nga Greqia drejt shtetit shqiptar kanë krijuar fluks në këtë...

Zelensky: S’iu japim tokë pushtuesve!

Volodymyr Zelensky ka dhënë një reagim të prerë pas njoftimit të presidentit amerikan Donald Trump për takimin e tij me Vladimir Putin më 15...

Uells mistik: “Gjuha uellsiane është shtypur në mënyrë agresive”

Nga Claire Biddles “Shpesh merremi me gjëra thelbësore,” thotë këngëtarja Gwretsien Ferch Lisbeth, anëtare e grupit Tristwch y Fenywod. “Ndjesia e të qenit në një...

Lajme të tjera

Web TV