118 “emoji” të reja për përdoruesit iOS, zbuloni larmishmërinë që sjell pranvera

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Versioni i ri i iOS, 17.4 do të sjellë një mori ‘emoji’-sh të reja.

Mes tyre gjendet një limon i gjelbër, feniks, kërpudhë kafe, një zinxhir i thyer, dy figurina që tundin kokën dhe 4 lloje familjesh pa gjini.

Familjet konsistojnë në dy prindër me një fëmijë, një prind dhe dy fëmijë, një prind dhe një fëmijë dhe dy prindër me dy fëmijë.

Gjithashtu ka më shumë se 100 njerëz me gjini dhe ngjyra të ndryshme lëkure, disa me bastun apo në karrige me rrota.

Paketa e re do të jetë e disponueshme në pajisjet Apple me përditësimin iOS 17.4 që do të jetë gati në pranverë, rreth muajve mars-prill. Kjo do të jetë një vazhdim i iOS 17.3 sepse do të ketë disa shtojca të tjera sigurie.

Totali i ‘emoji’-ve të reja do të jetë 118.

Në listën që ka publikuar Emojipedia shihet se nuk ka ikona me flamuj, jo vetëm gjeografikë por as ato që shprehin përkatësi gjinore. Kjo vjen si rezultat i një vendimi të marrë më herët gjatë vitit për flamujt që shprehin përkatësi gjinore të cilët kanë “natyrë tranzitore” dhe “sfidat që paraqesin me përfshirjen e disa identiteteve dhe përjashtimin e të tjerëve”./O.S

Të fundit

Arrestohet autori i plagosjes në Borsh, në kërkim një tjetër

Policia e Himarës ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes së ndodhur mëngjesin e sotëm në Borsh, ku mbeti...

Zyrtari amerikan: Rusia dhe Ukraina të arrijnë një marrëveshje deri më 8 gusht

Diplomati i lartë amerikan John Kelly në Këshillin e Sigurimit të OKB deklaroi se presidenti Trump kërkon një marrëveshje për t’i dhënë fund...

Avioni humbet 460 metra lartësi, me dhjetëra të plagosur

Një avion i linjës Delta Airlines nga Salt Lake City drejt Amsterdamit është shndërruar në një skenë paniku, pasi avioni pësoi një rënie të...

Qeveria Shqiptare miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030

Në mbledhjen e sotme, Qeveria Shqiptare ka miratuar Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit...

Ligji për zonat e mbrojtura, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD

Gjykata Kushtetuese shqyrtoi padinë e bërë nga 1/5 e deputetëve për ligjit për zonat e mbrojtura dhe vendosi rrëzimin e kërkesës së 37 deputetëve...

Lajme të tjera

Web TV