Ç’të bësh që t’i vuash sa më pak pasojat e pijes të nesërmen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse po e lexon këtë, ose ke pirë aq shumë saqë po betohesh të mos pish më, ose je duke kërkuar zgjidhje për të ardhmen.

Për të qenë të sigurt se nuk do vuash nga pija të nesërmen e mira është të mos pish fare ose të pish pak. Mjekët thonë se mesatarisht për një vajzë/grua, tre pije janë mjaftueshëm që të mbyllë natën. E mira është që pijet të mos përzihen dhe secila gotë të pihet çdo një orë. mjekët thonë se veshkës i duhet 1 orë për të procesuar një pije dhe nëse pi më shumë më shpejt, gjasat janë që trupi të konfuzohet ndjeshëm.

Megjithatë, jo çdo fizik funksionon njësoj. Por ka disa gjëra që mund të bësh për t’i çuar në minimum gjasat për gjendje të keqe pas pijes.

Ç’të bësh që t’i vuash sa më pak pasojat

Si fillim duhet të hash një vakt të plotë dhe të mirë para se të nisësh mbrëmjen.

Kur të nisësh me pijet, mbaj ujë afër dhe pi sa më shumë.

Numëro sa pije ke konsumuar.

Pi birrë, verë ose kokteje, por mos porosit shotsa.

Mos pi cigare bashkë me alkoolin.

Laji duart vazhdimisht dhe mirë për të shmangur marrjen e ndonjë virusi. Nëse sëmuresh, reaksioni do jetë më i keq.

Kërce sa më shumë që trupi të nxisë largimin e alkoolit mes djersës./E.Ç

Të fundit

Zyra Federale Kriminale Gjermane dhuron kompjuterë dhe monitorë për policinë shqiptare

100 000 euro pajisje të teknologjisë së lartë (kompjuterë dhe monitorë profesionalë) i dhurohen Policisë së Shtetit nga Zyra...

Çmimet e apartamenteve do të bien?/ Ekspertja: Tregu është bllokuar

Ndërtuesit dhe bizneset që operojnë në këtë sektor presin që trendi i çmimeve në sektorin e ndërtimit të ulet në muajt në vijim. Por ky...

Greqia përballet me temperatura ekstreme, merren masa të reja për mbrojtjen e punëtorëve

Autoritetet greke urdhëruan pushime të detyrueshme nga puna në zonat ku temperaturat pritet të kalojnë 40 gradë Celsius.  Nga e diela, disa pjesë të...

“Boll ma, tokë e xanun”/ Aksioni për lirimin e hapësirave mbërrin në Theth

Aksioni kombëtar për lirimin e hapësirave publike ka mbërritur në Theth, ku kanë nisur ndërhyrjet për prishjen e ndërtimeve pa leje. Kryetari i Bashkisë së...

“Ku e merrni benzinën? Ju vidhni shtetin…”/ Debatet e Mehmet Shehut në Kombinat më 1966!

Pasioni për të pasur një motor, ka qenë i jashtëzakonshëm veçanërisht në vitet e socializmit, nga të rinjtë, kryesisht, por jo të gjithë e...

Lajme të tjera

Web TV