Olta Gixhari është shndërruar padiskutim në një ndër personazhet mjaft të dashur të publikut shqiptar, që pas daljes së saj nga shtëpia e “Big Brother Vip 2”.

Artistja shkëlqeu gjithashtu si protagoniste në filmin në “Kuadër të Dashurisë”, ku u vlerësua mjaft pozitivisht nga kritikët e artit.

Gixhari nuk u ndal me kaq, pjesëmarrja e saj në jurinë e “Dancing with the Stars”, krijoi padiskutim një zhurmë të madhe në rrjet, falë opinioneve të saj të drejtpërdrejta si edhe për sensin e humorit që e karakterizon.

Viti 2023 u mbyll me një lajm të mrekullueshëm, pasi artistja konfirmoi se ishte në pritje të ëmbël gjatë finales së “DWTS”.

Por nëse kishit menduar se Olta do qëndronte e qetë dhe do të shijonte shtatzaninë, e keni gabim pasi ditën e sotme, Gixhari ka ndarë me ndjekësit e saj se një projekt i bukur po gatuhet.

Aktorja ka publikuar një galeri fotografish në profilin e saj të Instagramit, ku shihet teksa po merr masat për një veshje të re.

“Mos flas për masat pse më mirë për përmasat që trupi im ka marrë por po them që një projekt i bukur po gatuhet”, ka shkruar Olta bashkangjitur postimit të saj.

Olta nuk ka preferuar të japë detaje të mëtejshme lidhur me projektin për të cilin po punon.