Rusi/ Pas fushatës së mbrojtjes dhe shtimit, tigrat siberianë sulmojnë njerëzit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tigrat Amur janë një specie e rrezikuar dhe kanë qenë fokusi i një fushatë të gjerë mbrojtjeje për të cilën është kujdesur dhe presidenti Putin në Rusi.

Por tashmë tigrat më të mëdhenj në botë kanë nisur të sulmojnë e të vrasin njerëz në zonat rurale në lindje të vendit.

Fshatarët kanë raportuar sulme nga tigrat Amur si ai në dhjetor kur një burrë dhe qeni i tij besohet se u vranë nga një sulm i tillë në Obor, në rajonin lindor të Khabarovsk, raporton Moscow Times

Policia vendase tha se tigri ishte afruar në fshat dhe vrau qenin e burrit. Ky i fundit e kishte ndjekur në pyll por më vonë dhe trupi i tij u gjet nga fshatarët.

Në një tjetër incident vitin e shkuar Sergey Kyalundzyuga raportoi sulmin e tigrit i cili u përplas me xhamin e një shtëpie.

Kyalundzyuga tha e kishte shkuar për peshk me kushëririn e tij Alexander, kur u sulmua nga kafsha.

Burimi tha për rrjetin East2west News: “Ata dëgjuan një zhurma jashtë. Sergey shikoi në dritare por tigri e theu atë me kokë”.

Alexander e kishte qëlluar më pas kafshën duke e plagosur.

Tigrat siberianë Amur, ishin vënë në mbrojtje prej gjuetisë ilegale e humbjes së habitatit  teksa pas një dekade zyrtarët raportojnë se janë shtuar 750 individë.

Arsyet për valën e fundit të sulmeve mund të kenë lidhje me sezonin e ftohtë dhe reduktimin e ushqimit, sipas ekspertëve./O.S

Të fundit

Rinis Kuvendi, deputetët i kthehen seancave pas zgjedhjeve

Këtë të enjte do të zhvillohet seanca e parë plenare e Kuvendit pas ndërprerjes për shkak të fushatës elektorale....

Zgjidhen aktorët e rinj për serialin televiziv “Harry Potter”

Platforma HBO ka zbuluar emrat e aktorëve të rinj që do të interpretojnë rolet kryesore në serialin e shumëpritur Harry Potter, i bazuar në...

Mbi 74 mijë euro të fshehura në autobusin e agjencisë së udhëtimit, në pranga 2 persona

Në pikën kufitare në Gjirokastër, janë arrestuar 2 persona, një tjetër është shpallur në kërkim, ndërsa një është nën hetim në gjendje të lirë,...

“U çakordova fare”/ Çfarë ndodhi me Kiarën në skenën e “Portokalli”?

E ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rapin dhe Elona Duron në Top Albania Radio ka qenë moderatorja e njohur Kiara Tito. Në këtë...

“Do ta çojë botën në kaos”, vullkani që pritet të shpërthejë pranë Shqipërisë

Një seri e pandalshme tërmetesh që janë regjistruar pranë Campi Flegrei pranë Napolit, ku kohë më parë ka qenë një vullkan në Itali, ka...

Lajme të tjera

Web TV