Sofía Vergara ka një kriter të ri për partnerin e ardhshëm pas ndarjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sofía Vergara nuk dëshiron që partneri i saj i ardhshëm të jetë nën 50 vjeç.

“Ata nuk mund të jenë më të rinj se 50. Unë jam 51”, tha ylli i “Modern Family” në “Watch What Happens Live with Andy Cohen” të mërkurën.

Sidoqoftë, Vergara shpejt sqaroi se do të ishte “OK” nëse do ishte edhe 49 vjeç.

Andy Cohen u shfaq i habitur nga deklarata e aktores dhe pyeti: “Vërtet?! Ky është rregulli jot?”

“Po, jam e zgjuar,” u përgjigj ajo duke qeshur.

Vergara e bëri komentin pasi e ftuara tjetër e “WWHL” Alexia Nepola e “The Real Housewives of Miami” sugjeroi që ajo të dilte me Bad Bunny pasi ata flirtuan në tetor 2023.

“Mos të çmendemi”, u përgjigj ylli i “Griselda”. “Ai është më i vogël se djali im, Manolo. Manolo është 32 vjeç.”

Vergara së fundmi zbuloi se u nda nga bashkëshorti i saj, Joe Manganiello, për shkak të diferencës së tyre katërvjeçare në moshë.

“Martesa ime u prish sepse burri im ishte më i ri; ai donte të kishte fëmijë, dhe unë nuk doja të bëhesha një nënë e vjetër”, tha ajo për El País në janar. Ajo shpjegoi se të qenit nënë në moshë të madhe nuk është e drejtë për fëmijën, megjithëse ajo sqaroi se i respekton gratë që zgjedhin të ndjekin këtë rrugë.

“U bëra nënë kur isha 19 vjeç, i cili tani është 32 vjeç dhe jam gati të bëhem gjyshe, jo nënë”, shtoi ajo, duke iu referuar Manolos, të cilin e ka me bashkëshortin e saj të parë, Joe Gonzalez.

Vergara tha gjithashtu se ajo është ende në kërkim të një partneri, por shpreson që ai tashmë të ketë fëmijë./E.Ç

Të fundit

Një natë pa gjumë nxit humbjen e kujtesës

Një studim i publikuar pak ditë më parë zbuloi se mjafton një natë pa gjumë për të nxitur humbjen...

Drejtori i CIA-s: Trump dëshiron t’i japë fund luftërave

Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, konfirmoi se Presidenti Trump urdhëroi një pauzë në ndarjen e inteligjencës me Ukrainën. “Ajo që tha Presidenti Trump është, ai...

Çfarë do të thotë ngjyra e të verdhës së vezës dhe pse nuk është gjithmonë njësoj

Ju mund të keni vënë re se ushqimi numër një ushqyes në planet, veza , nuk është kurrë e njëjtë dhe se jo të...

“Do më gjuajnë me domate kur të dal nga këtu…”/ Egli e përlotur bisedon me Danjën

Pas Prime-t të djeshëm ku Egli dhe Gjesti debatuan për nishanin në trupin e banores, Egli është shfaqur e përlotur. Në një bisedë me Danjën,...

Molla/ Cilat janë disa nga përfitimet shëndetësore të saj në organizëm

Nëse ekziston një frut që të bën shumë mirë për organizmin ajo është molla. Molla njihet për vlera dhe përbërës të jashtëzakonshëm ushqimorë që...

Lajme të tjera

Web TV