Të pavaksinuarit/ Eksperti: 18 raste të verifikuara me fruth, 16 prej tyre i përkasin…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Alarmi i përhapjes së fruthit dhe rënia e vaksinimit me vaksinën e MMR, ka bërë që të kalojnë në sitë dhe të identifikohen të gjithë fëmijët pavaksinuara në vendin tonë.

Ka qenë ky urdhri më i fundit, i lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë, me qëllim frenimin e përhapjes së sëmundjes, për të cilën deri më tani është konfirmuar në Tiranë dhe Durrës.

“Ekipet e në terren janë dujke verifikuar vaksinimin dhe ka filluar edhe vaksinimi i fëmijëve, kjo si pasojë edhe e ndërgjegjësimit të prindërve”, thotë eksperti i ISHP, Artan Simaku.

Aktualisht janë vetëm 18 raste të konfirmuar, ku fruthi është përhapur nga kontakti me njëri tjetrin, për shkak të lidhjeve familjare që kanë pasur.

“Janë testuar 29 raste të dyshuar me fruth, nga të cilët 15 raste kanë rezultuar pozitive. 16 nga këto raste i përkasin një komuniteti fetar që kanë lidhje ndërmjet tyre dhe 14 prej rasteve janë të vaksinuara”, thotë Simaku.

Frika nga infektimi me fruth i fëmijëve që frekuentojnë çerdhe e kopshte, ka bërë që shumë prindër të rendin t’i vaksinojnë për të mbrojtur fëmijët e tyre. Pasi Fruthi tek fëmijët e pavaksinuar shkakton dëme serioze në tru deri dhe vdekje. Më herët autoritete shëndetësore i kanë kërkuar Ministrisë së Arsimit të marrë masa ndaj drejtuesve të shkollave, të cilët kanë regjistruar fëmijë, pa dokumentin që vërteton se kanë kryer vaksinat e kalendarit të detyrueshëm./O.S

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV