Frika e Infektimve nga fruthi shton vaksinimet, prindërit ndërgjegjësohen për rrezikun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas shfaqjes së fruthit në vendin tonë duket se prindërit që nuk kishin bërë vaksinën e MMR fëmijëve të tyre janë frikësuar, të gjendur tanimë edhe nën presionin e çerdheve kopshteve kanë  rendur nëpër konsultore për t’i vaksinuar.

“Tre vjeç është fëmija, nuk është vaksinuar se ka qenë me viroza”.

“Po ia bëj se ma kërkojnë tek çerdhja”-shprehen prindërit.

Doza e parë e vaksinës që të mbron nga fruthi dhe nga rubeola  duhet bërë sapo fëmija mbush 12 muaj, pasi presupozohet që deri në atë moshë fëmija gëzon imunitet nga qumështi i gjirit që ka marrë nga nëna, më pas ky imunitet bie. Ndërsa doza e dytë përforcuese bëhet në moshën 5 vjeçare .

“Ka një ndërgjegjësim të  prindërve këto ditë. Javën që kaloi kemi bërë 100 doza të para dhe 60 doza të dyta”-shprehet mjekja Erma Cobaj.

Fruthi është një sëmundje shumë ngjitëse dhe tek fëmijët e pavaksinuar shkakton  temperaturë të lartë, dëmtim të cipës se trurit deri dhe humbje jete. Kjo sëmundje prek edhe fëmijët e vaksinuar por e kalojnë lehtë sëmundjen./O.S

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV