“Protesta në të gjitha rrugët”/ Noka pas mbledhjes së Kryesisë: Diskutuam format e …

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i “Rithemelimit”, Flamur Noka, ka folur për mediat pas mbledhjes së Kryesisë.

Noka paralajmëroi se grupimi mbështetës i i ish-kryeministrit Sali Berisha do të organizojë protesta në të gjithë vendin. Ai shtoi se në mbledhje u diskutuan dhe format e përshkallëzimit të aksionit opozitar, që tahsmë ka nisur me kaosin e shkatuar nga “Rithemelimi” në Kuvend.

“Vendimet për të përjashtuar dhe shpallur armiq deputetët e opozitës, të cilët në seancën e fundit demonstruan krejtësisht brenda rregullores, me pankarta, tregon se regjimi ka një vullnet për të asgjësuar çdo gjë, forcë dhe kundërshtar që nuk mund të hyjë në kthetrat e tij. Rama po hedh hapat më të rrezikshëm të instalimit të një neodiktature. PD është e vendosur të qëndrojë përballë dhe diskutuam format e diversifikimit dhe përshkallëzimit duke e çuar me mosbindje civile. U diskutuan dhe format e përshkallëzimit që do të zbresim në të gjitha degët e Shqipërisë, do të ketë protesta në të gjitha rrugët”, tha Noka.

Ai foli dhe për 4 koordinatorët, për të cilët tha se do të jenë ndihmës në çështjet e organizimit të partisë, ndërsa për Belind Këlliçin tha se do të jetë drejtues politik i Tiranës.

“Zyra e organizimit do të forcohet me 4 koodrdinatore, Këllëçi do të jetë drejtues politik i Tiranës. Janë ndihmës në çështjet e organizimit të partisë. Çështje ditësh do të merrni vesh për bashkimin e PD-së”, tha Noka./O.S

Të fundit

4 shtator 1972: Tre hajdutë vjedhin 18 piktura nga Muzeu i Montrealit

Në orët e para të mëngjesit të 4 shtatorit 1972, tre hajdutë të armatosur dhe të maskuar hynë në...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Protestat në Izrael/ Netanyahu: Kam marrë kërcënime me vdekje!

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kritikoi ashpër të mërkurën policinë për dështimin e saj në menaxhimin e protestave masive pranë rezidencës së tij në Jerusalem. Ai...

1944 – Fundi i Luftës së Vazhdueshme, armëpushim mes Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik

Lufta midis Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik në vitet 1941–1944 është e njohur në historigrafinë ndërkombëtare si Lufta e Vazhdueshme (Continuation War), pasi ajo pasoi...

Horoskopi ditor, 4 Shtator 2025

Dashi Me Venusin ne krah gjate kësaj dite, gjithçka do shkoje me se miri sot ne jetën tuaj ne çift. Do jeni te gatshëm te...

Lajme të tjera

Web TV