Tirana mirëpret samitin e B40/ Veliaj: Fond solidariteti për fatkeqësitë në ballkan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

54 kryetarë bahskie dhe delegacionet e tyre kanë zbritur në Tiranë për të marrë pjesë në samitin e B40, rrjetit më të madh të qyteteve të Ballkanit. Në hapje të samitit, si i zoti i shtëpisë, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, propozoi që të ketë një fond solidariteti për të gjitha bashkitë e rajonit tonë në raste fatkeqësish.
Në Presidencën e Tiranës, ne duam të propozojmë një fond solidariteti për të gjitha bashkitë e rajonit tonë. Bashkia e Tiranës e ka bërë rregullisht këtë me qytetet e rajonit tonë. Kishim përmbytjet në Tetovë, po ashtu në Kosovë, tërmetin në Zagreb, zjarret në Athinë. Do të donim të mos ishim vetëm, dhe të mos bëja me një bashki, ose secila bashki veç e veç. Ndaj, ne duam të propozojmë një fond solidariteti për t’ju gjendur në mënyrë emergjente një prej anëtarëve tanë, i cili ka një nevojë të një fatkeqësie natyrore për fonde që mund t’i mobilizojmë menjëherë dhe mund të jetë efektive në një kohë sa më të shpejtë që të jetë e mundur”, tha kryebashkiaku Erion Veliaj.

I ftuar në këtë samit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj tha se Tirana mikpritëse ka pësuar një zhvillim të jashtëzakonshëm, sidomos 10 vitet e fundit.

“Të nderuar miq, jam i lumtur që jeni sot në Tiranë. Ky qytet mishëron zhvillimin e vrullshëm që vjen si pasojë e urbanizimit dhe lëvizjeve të mëdha demografike në vendin tonë. Tirana gjatë viteve të fundit nën drejtimin e Erionit, ka treguar se di të gjejë balancën midis zhvillimit ekonomik dhe qëndrueshmërisë, midis përtëritjes kulturore dhe inovacionit teknologjik, midis traditës dhe të resë. Natyrisht, ka ende shumë punë për të bërë, sepse pritshmëritë e qytetarëve tanë ecin paralelisht me qytetin”, deklaroi Presidenti Bajram Begaj.

Lexo edhe :  Shqiptari që vrau gruan në Greqi takon vajzën 18-vjeçare në gjykatë

Pjesë e këtij samiti ishte edhe Rektorja e Kolegjit të Europës, Federica Mogherini me të cilën kryetari i Bashkisë së Tiranës nenshkroi një marrëveshje për mbështetjen financiare për studentët shqiptarë që do të pranohen në këtë shkollë./O.S

 

 

 

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV