Tregoi se kishte abortuar fëmijën e tij, Britney i kërkon falje publike Justin Timberlake

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Britney Spears i ka kërkuar falje Justin Timberlake për gjërat që ka shkruar për të në autobiografinë e saj.

Këngëtarja 42-vjeçare në një postim në Instagram u shpreh se i vinte keq nëse kishte “ofenduar ndonjë nga njerëzit për të cilët me të vërtetë kujdesem”, duke e shoqëruar së bashku me një klip të Justin Timberlake duke kënduar në Saturday Night Live.

Spears botoi librin e saj, The Woman In Me, në tetor, ku zbuloi se kishte bërë një abort ndërsa ishte në lidhje me këngëtarin.

Në postim, ajo shkroi: “Dua të kërkoj falje për disa nga gjërat për të cilat kam shkruar në librin tim. Nëse kam ofenduar ndonjë nga njerëzit të cilët vërtet i kam përzemër, më vjen shumë keq…”

“Unë gjithashtu doja të them se jam e dashuruar me këngën e re të Justin Timberlake ‘Selfish’ Është shumë e mirë dhe si ndodh që sa herë që shoh Justin dhe Jimmy së bashku unë qesh kaq shumë ???”, përfundoi Britney.

Spears ishte 17 vjeçe kur nisi lidhjen me Justin Timberlake në 1999 pasi u takuan në Mickey Mouse Club.

Dyshja ishin bashkë deri në vitin 2002. Në kujtimet e saj, Spears e përshkroi shtatzëninë e paplanifikuar si një “surprizë”.

“Për mua, nuk ishte një tragjedi. Por Justin definitivisht nuk ishte i lumtur për shtatzëninë. Ai tha se ne nuk ishim gati të kishim një fëmijë në jetën tonë, se ishim shumë të rinj”, rrëfeu ajo. “Nëse do të ishte lënë vetëm në dorën time, nuk do ta kisha bërë kurrë.”
Ajo gjithashtu e përshkroi abortin si “një nga gjërat më të dhimbshme që kam përjetuar ndonjëherë në jetën time”.

Lexo edhe :  Goditi me shpullë Gjestin, Danja fton në dasmën e motrës Jozin

Spears ka dy fëmijë me reperin dhe balerinin Kevin Federline, me të cilin u martua në vitin 2004./E.Ç

Të fundit

Barazia para ligjit dhe objektivi, apo iluzioni i aksioneve…

Nga Fejzo Subashi Barazia para ligjit është një nga vlerat themelore të të drejtave të njeriut, si dhe elementi e...

Hapet zyrtarisht Skema: 50% grant për modernizimin e fermave bujqësore dhe blegtore

Për të dytin vit radhazi në ndihmë të bujqësisë dhe zhvillimit rural, Qeveria po aplikon Skemën Kombëtare të Investimeve që mbështet fermerët me financim...

U nis me jahtin e tij nga Turqia për në Mykonos, zhduket biznesmeni i njohur

Autoritetet turke janë në alarm pas zhdukjes së biznesmenit të njohur Halit Yukay, i cili është shpallur i humbur që nga mbrëmja e së...

Rriten gjatë vitit 2025 të ardhurat tatimore nga shitja e pronave

Gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, të ardhurat tatimore nga shitja e pasurive të paluajtshme kanë qenë në rritje. “Sipas informacionit nga Drejtoria...

Norvegjia “trondit” tregjet/ Mijëra dollarë të investuara në kompani izraelite!

Qeveria norvegjeze ka urdhëruar një rishikim të thelluar të portofolit të fondit të saj sovran prej 1.9 trilion dollarësh, për të siguruar që investimet...

Lajme të tjera

Web TV