Veliaj pret kryebashkiakun e Stambollit: Vizioni ynë, të marrim shembull nga njëri-tjetri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në ditën kur Tirana mori zyrtarisht Presidencën e Rrjetit më të madh të qyteteve të Ballkanit, B-40, kryebashkiaku Erion Veliaj priti në takim homologun e tij të Stambollit, Ekrem İmamoğlu, të cilit i dhuroi “Çelësin e Tiranës”.

Veliaj tha se Tirana duhet të marrë shembull nga Stambolli sa i takon turizmit.

“Stambolli është qyteti më i madh, pas Tiranës, me 1 milionë shqiptarë. Ne frymëzohemi nga Stambolli, që është bërë sot edhe një shembull i bashkëjetesës. Ne jemi vërtet të lumtur që jeni këtu sot, ju falenderojmë shumë për vizionin për të krijuar një rrjet qytetesh. Ne do të bëjmë maksimumin që kjo Presidencë, ashtu si edhe ju e parashikuat, të jetë një vit me shumë aktivitete, më shumë fuqizim dhe më shumë bashkëpunim”, u shpreh Veliaj.

Mandej, kryebashkiaku tha se fqinjësia e mirë ka shumë rëndësi dhe se si President i ri i B-40, do të bëjë maksimumin që të ruajë këtë vizion. “Ka shumë rëndësi kush janë fqinjët: Për ne është shumë e rëndësishme që Turqia është një fqinj i mirë, që Greqia, Italia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, pra krejt rajoni, po shkon drejt një fqinjësie të mirë, duke lënë pas kujtimet e së vjetrës dhe të përçarjes. Si President i ri i B40-ës do të bëj maksimumin që vizioni që themeluam në Stamboll, të vazhdojë në Ballkan. Unë besoj se diplomacia e qyteteve është po aq e rëndësishme sa ajo mes shteteve. Dua t’ju falenderoj për mikpritjen e shqiptarëve në Stamboll dhe faktin se jeni një shtëpi e madhe për ata që kanë krijuar familje aty”, tha Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Stambollit, Ekrem İmamoğlu tha: “Jam shumë i lumtur. Ne jemi fqinj në Stamboll me shumë shqiptarë, ata janë vëllezërit e mi. Kam të njëjtën ndjesi edhe tani që ndodhem këtu.”

Lexo edhe :  Merr flakë autobusi në aksin Gjirokastër-Sarandë

Për një vit, Tirana do të ketë dhe drejtimin e Presidencës së Rrjetit më të madh të qyteteve ballkanike, B-40./O.S

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV