Dëmtimi i Alban Vilës/ U verifikuan dëmtime identike me rënien nga lartësia por…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

ërmes avokates, Alban Vila ka kundërshtuar vendimin duke e çuar çështjen në Apel. Ai kërkon dëshpërblim pasi nga aksidenti që pësoi, ka humbur aftësitë për punë.

Referuar dokumenteve, edhe vetë i dëmtuari ka deklaruar në seancën e parë gjyqësore se aksidenti ka ndodhur nga pakujdesia. Por, në këtë kohë ai nuk e dinte se në vendin e ngjarjes ndodhej edhe një vinç, i cili lëvizi skelën duke e rrëzuar prej saj. Gjendja e komës i kishte vështirësuar kujtesën. Detajet e sakta të ngjarjes, ai i mësoi më vonë nga punëtorë të tjerë dëshmitarë të cilët siç treguam më sipër, nuk janë marrë në pyetje nga policia gjatë hetimeve. Vila ka deklaruar se nuk e mbante mend ngjarjen, por më pas është informuar dhe rezulton se skela është goditur nga një vinç.

Aktualisht çështja ndodhet ne apel ku është kerkuar ndryshimi i vendimit dhe kthimin e akteve prokurorisë për hetime të plota. Nga aktet që ndodhen në dosje drejtuesi teknik është ripyetur pasi ka mospërputhje me deklaratën e saldatorit Edmir Aga, ndërkohë që i dëmtuari Alban Vila nuk është pyetur më pavarësisht gjendjes.

Sipas Albanit, ditën e ngjarjes ai ka qenë i hipur në skelë për të kryer saldimet dhe kur ka lëvizur skela është hedhur nga lartësia 5-7 metra. Ndërkohë drejtuesi teknik kur eshte ripyetur ka deklaruar se saldimi i profileve metalike bëhej në tokë dhe në informacionin për referimin e ngjarjes citohet që nuk ka skelë në vendngjarje.

Bazuar në demtimet shqëndetësore të Alban Vilës të përcaktuara në aktin e ekspertimit mjeko ligjor rezulton se nuk ka mundësi që të shkaktohen dëmtime aq të mëdha ne rast se i dëmtuari do kishte qenë duke punuar në tokë, dhe është penguar siç pretendon firma.

Në këtë ngjarje dyshohet se nuk kemi të bëjmë vetëm me një aksident në punë, por edhe me prishje të vendit të ngjarjes, fshehje të provave, dhe deklaratë të rremë. Këto veprime, dyshohet se janë kryer në bashkëpunim./O.S

Lexo edhe :  Deklarimi i pasurisë/ILDKPKI gjobiti 101 zyrtarë gjatë 2024, referohen raste edhe në SPAK

 

Të fundit

Sfidë edhe në rrjetet sociale, Interi i kundërpërgjigjet Bayernit me ironi

Sfidë edhe në rrjetet sociale, Interi i kundërpërgjigjet Bayernit me ironi Klubi italian, Inter iu kundërpërgjigj Bayern Mynihut me një...

Zbardhet djegia e makinës së 30-vjeçares në Tiranë, shpallen në kërkim 3 shtetas

Tre shtetas janë shpallur në kërkim në Tiranë, pasi dyshohen si autorë të djegies së një automjeti të një shtetaseje 30-vjeçare gjatë ditës së...

Greqia shpall zyrtarisht kufijtë e rinj detarë, miraton planin për Zonat Ekonomike

Athina ka zyrtarizuar Planin Hapësinor Detar, duke bërë publike për herë të parë një hartë të detajuar të pretendimeve të saj në hapësirat detare,...

Eksportet vijojnë rimëkëmbjen/ Eksportet e mallrave arritën 35 miliardë lekë

Tregtia e mallrave shqiptare ka vijuar të ketë rimëkëmbje për të tretin muaj radhazi. Të dhënat e Instat konfirmojnë se në mars eksportet e...

Stuhitë godasin veriperëndimin e Italisë, moti i keq krijon kaos në disa zona (VIDEO)

Rajoni veriperëndimor italian i Piemonte është sot në alarm të kuq, pasi një valë moti ekstrem vazhdon të godasë Italinë, veçanërisht pjesën veriore të...

Lajme të tjera

Web TV