Pas vendimit të Kuvendit për t’i hequr mandatin, zbulohet lëvizja që “gozhdon” Ahmetaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria ka ndërmarrë një tjetër hap për tu distancuar dhe zhveshur nga çdo privilegj ish-zëvendës kryeministrin në arrati Arben Ahmetaj.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, ka parë një shkresë të Ministrisë të Punëve të Jashtme që mban datën 30 Janar 2024.

Drejtoria e Çështjeve konsullore në Ministrinë e Punëve të Jashtme, i ka drejtuar një kërkesë të gjitha misioneve diplomatike dhe konsullatave shqiptare në botë.

Njoftohen për shpalljen të pavlefshme dhe jashtë qarkullit të pasaportës diplomatike të Arben Ahmetajt, e cila kishte vlefshmëri deri në vitin 2033.

Ministria e Punëve të jashtme e bazon nxjerrjen të pavlefshme të pasaportës diplomatike të Arben Ahmetajt në vendim e qeverisë të 2019-tës për “Kriteret për lëshimin e pasaportës diplomatike dhe atyre të shërbimit”.

Kjo lëvizje e qeverisë vjen vetëm dy javë pasi vendi Arben Ahmetajt si deputet u zëvendësua nga Plarent Ndrecaj.

Ish-numri dy i qeverisë shqiptare është vënë nën akuzë nga SPAK si i dyshuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Në Korrik të vitit të shkuar Kuvendi i dha SPAK aprovimin për arrestimin e Ahmetaj por ai për ti shpëtuar përballjes, me arrestimin zgjodhi të largohej nga Shqipëria.

Në fund të vitit të shkuar gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët kreu i SPAK Altin Dumani u pyet për personin nën hetim Arben Ahmetaj nga ku deklaroi se:

“Për ne Arben Ahmetaj është një person që kërkohet ndërkombëtarisht. S’mund të them asgjë mbi informacionet që kërkoni për vendndodhjen, nuk e ndajmë dot këtu. Ai në raport me SPAK është në kërkim. Është një çështje që po hetohet përditë”, theksoi numri një i SPAK./O.S

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV