SHBA, kundër vendimit të Kurtit për dinarin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hovenier: Mund të sjellë tensione në veri

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, ka shprehur frikën e tensioneve të reja në veri për shkak të rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës, që thotë se euroja është e vetmja valutë zyrtare në vend, dhe që ndalon dinarin serb, me të cilin komuniteti serb në veri ka marrë mjete nga Serbia.

Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti ka thënë se SHBA-ja është e shqetësuar dhe ka rezerva për zbatimin e rregullores.

Jeffrey Hovenier: Dua ta përsëris, ne kemi shqetësime të thella dhe rezerva për zbatimin e saj para se ajo të jetë plotësisht e përgatitur. Mund ta them me siguri se ne e kundërshtojnë atë tani. Mund të ketë tensione nga njerëzit që ndihen se janë lënë jashtë ndihmave sociale që varen. Askush s’e do një gjë të tillë. Jemi të shqetësuar për qytetarët dhe jetët e tyre.

Edhe Bashkimi Evropian reagoi të enjten duke kërkuar që periudha kalimtare të jetë më e gjatë.

Pensionistët thonë të jenë më të atakuarit pasi pensionin e kanë pranuar në dinar ndërsa edhe në markete e shërbime të tjera kanë funksionuar me dinarë.

“Ne kemi pranuar pensionin në dinar, tani po thonë që nuk do të pranohet dinari. Është pak e vështirë për serbët”.

E Banka Komerciale serbe ku i kanë pranuar ata pensionet ishte e mbyllur. Mësohet se të gjithë ata që kanë kryer shërbime në këtë bankë janë njoftuar para rreth një muaji për mbylljen e saj.

Madje ka reaguar deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, duke thënë se qeveria po përfiton nga ky rast pasi  mbyllja e bankës s’ka të bëjë me veprimet e qeverisë, por filialet e saj i ka blerë një bankë sllovene./O.S

Të fundit

Ylli i PSG “injoron” ekipin: E meritoj të fitoj “Topin e Artë”

Ndërsa shumë presin një përballje finale midis Ousmane Dembele dhe Lamine Yamal për “Topin e Artë 2025”, Achraf Hakimi...

Vance: “Po përgatisim një takim Putin-Zelensky, por…”

Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance tha se Shtetet e Bashkuara po punonin për bisedime midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. Në...

Lezhë, sherr për vendin e parkimit, një person transportohet te ‘Trauma

Një konflikt mes disa personave mbrëmjen e sotme në Shëngjin ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre. Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në zonën...

Festivali “Nona”, gjyshet shqiptare festë tradite në Përmet

Ato sjellin në Përmet traditën më të mirë të gatimit dhe produkte artizanale të zonës në atë që njihet si Festivali i Gjysheve. Gjyshe përmetare,...

Gaza, kilometra të tëra në këmbë për të mbajtur ”frymën gjallë”

Kamionë të ngarkuar me ndihma hynë nga perëndimi i Beit Lahiya të Gazës të dielën ku njerëzit e zhvendosur u mblodhën për mbledhjen e...

Lajme të tjera

Web TV