‘Travel Radar’: Zhvillimi mbresëlënës i turizmit në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, me vendndodhje në Shqipëri, ka regjistruar një rritje të numrit të pasagjerëve në vitin 2023, duke arritur një shifër rekord prej 7,26 milionë pasagjerësh, shkruan Aleksandra Wasilewska në një artikull të botuar në revistën “Travel Radar”.

Me synimet për të zgjeruar turizmin në Shqipëri, Aeroporti është i sigurt dhe ambicioz për vitin 2024, duke bashkëpunuar ngushtë me “Ryanair”, linja ajrore britanike me kosto të ulët, për të mirëpritur 8,4 milionë pasagjerë këtë vit.

Linjat e reja të “Ryanair” për vitin 2024 do të sjellin mundësi të reja për Aeroportin e Tiranës.

Në verën e vitit 2024, “Ryanair” do të ketë gjithsej 22 linja drejt kryeqytetit shqiptar, Tiranës, duke përfshirë linjat e reja për në Bari, Budapest, Vjenë, Marsejë dhe gjithashtu drejt qyteteve në Britaninë e Madhe; Birmingham dhe Bristol, duke shpresuar rritjen e numrit të pasagjerëve britanikë, aktualisht të vlerësuar në mbi gjysmë milioni.

Nga ana tjetër, Italia është destinacioni dominues, me mbi 3,1 milionë pasagjerë që udhëtojnë drejt dhe nga Aeroporti i Tiranës.

Bashkëpunimi me “Ryanair” pritet të sjellë përfitime të shumta si për turizmin ashtu edhe për ekonominë lokale, me tarifa buxhetore duke filluar nga 15 euro në çdo drejtim, dhe duke u dhënë mundësinë të gjithë vizitorëve të përballojnë udhëtimet në destinacionet më të bukura.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm i bashkëpunimit të “Ryanair” është angazhimi i tij për të përmirësuar mundësitë e punësimit për vendasit, duke synuar krijimin e 1000 vendeve të punës me planet për të krijuar një qendër të “Ryanair” në Tiranë.

Në një deklaratë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ndau kënaqësinë për të bashkëpunuar me “Ryanair”, me 17 linjat e reja drejt dhe nga Shqipëria këtë dimër, ku përfshihen destinacione të tjera turistike si Franca, Belgjika, Italia, Gjermania, Polonia, Britania e Madhe dhe Suedia./ ATSH

Të fundit

Fshatrat e shkrumbuar të Gramshit/ Skënderbegas, banorët: Pamë ferrin me sy

Kjo është gjithçka që mbeti pas zjarrit që përfshiu 7 fshatra të bashkisë së Gramshit. Flakët që morën gjithçka që...

‘Amerikë, jemi kthyer!’ Trump futet në TikTok me mesazhe për 170 milionë përdorues

Të martën, Shtëpia e Bardhë krijoi një llogari zyrtare në TikTok, me synimin për të përcjellë mesazhet e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, te...

“Skyscanner”: Ja cilat janë plazhet më të bukura në Shqipëri

Zbuloni plazhet më të mira të Shqipërisë, ku ju presin peizazhe mahnitëse bregdetare, sipas një artikulli të botuar në revistën italiane të udhëtimeve “Skyscanner”. Shqipëria...

FMN: Reformat efikase mund të rrisin me 9% PBB-në e Shqipërisë

Efikasiteti i zbatimit të reformave do të rrisë ekonominë e Shqipërisë dhe në përgjithësi atë të Ballkanit Perëndimor me rreth 9 për qind në...

Votuam pro e kundër ndalimit të Palestine Action, por kemi plan ta përfundojmë rrëmujën

Stella Creasy dhe Peter Hain* Asnjëri prej nesh nuk e mbështet organizatën, por ajo që po ndodh nuk arrin as të mbrojë të drejtën e...

Lajme të tjera

Web TV